Menyja

Qendra holandeze për siguri kompjuterike: Linux-i është zgjidhje e përshtatshme për kompanitë

Sipas Qendrës për siguri kompjuterike të qeverisë holandeze, Linux-i është i përshtatshëm për shfrytëzuesit afaristë, si dhe për përdorim personal.

Qendra i përmend distribuiimet Ubuntu ose Red Hat të bazuara në softuer të lirë si alternativë e realizueshme për ata që tani shfrytëzojnë sistem operativ komercial që është i vjetër më shumë se një dekadë.

Qendra, si pjesë e Ministrisë për siguri dhe drejtësi, publikoi një “dokument informativ” duke iu ftuar shfrytëzuesit e këtij sistemi të vjetër operativ të kalojnë në alternativa më bashkëkohore, duke i përfshirë edhe “sistemet operative të bazuara në Linux, siç janë Red Hat dhe Ubuntu”. Prodhuesi i këtij softuerit ë vjetër komercial paralajmëroi se do t’i japë fund përkrahjes për këtë sistem operativ, që është më i vjetër se një dekadë, në prill të vitit të ardhshëm. Qendra paralajmëron se si rezultat i kësaj, sistemi do të jetë i lëndueshëm dhe do të ketë zbrazëtira sigurie që do t’u mundësojnë sulmuesve qasje në sistemin kompjuterik. “Qendra për siguri kompjuterike rekomandon zëvendësimin ose kalimin në sistem operativ për të cilinb ka përkrahje me azhurnime”.

Grupet kryesore të qëllimit të Qendrës janë ministritë dhe këshillat e qeverisë nacionale dhe organizatat për shërbim në vend.

Munih

Qendra për siguri kompjuterike është Administrata e dytë publike evropiane që kërkon nga shfrytëzuesit e sistemit operativ komercial që është i vjetër një dekadë, të kalojnë në Linux. Në shtator, administrata e qytetit gjerman Munih siguroi 2000 CD për instalimin e versionit 12.04 të distribuimit Ubuntu të Linux-it. Komuniteti për Ubuntu do të sigurojë përkrahje për këtë sistem deri në prill të vitit 2017, sqaroi këshilli i qytetit në atë kohë. Migrimi drejt Linux-it do të thotë se “shfrytëzuesit mund të vazhdojnë t’i përdorin kompjuterët e tyre personalë. Lëshimet softuerike do të përmirësohen, duke penguar virusë dhe softuer tjetër të dëmshëm”.

“Me distribuimin e CD-ve me Linux, qyteti fillimisht ka për qëllim të parandalojë që kompjuterët të bëhen të papërdorshëm, duke ndihmuar të zvogëlohen edhe mbeturinat elektronike. Njëkohësisht, qyteti prezantohet edhe si ekspert inovativ për softuer të lirë”.

Burimi: OSOR.eu „Dutch cyber security centre: Linux suitable for businesses“ 9 nëntor 2013.

 

Artikujt e ndërlidhur