Мени

Qendra për internet dhe shoqëri – Berkman: Ftesë për aplikacione për bursa

Qеndra për internet dhe shoqëri – Berkman praë Universitetit të Harvardit e publikoi ftesën e sivjetme për aplikacione për bursa.

Kjo është mundësi për të gjithë ata që dëshirojnë ta kalojnë vitin akademik 2013-2014 duke qëndruar në Kembrixh, si pjesë e komunitetit të pionerirëve të Berkmanit dhe që dëshirojnë intensivisht të marrin pjesë në hulumtime bashkëpunimi, ndërdisiplinare dhe ndërsektoriale të disave nga çështjet më interesante, më sfiduese dhe më relevante që kanë të bëjnë me internetin.

Qendra për internet dhe shoqëri – Berkman do të pranojë aplikacione nga ata të cilët punojnë në çështje që ndërlidhen me internetin dhe shoqërinë dhe të cilët janë të njoftuar me punën e qendrës Berkman, por edhe ata që nuk janë të njofuar me punën e saj, ata që i studiojnë çështjet që përputhen me intereset aktuale të të Berkmanit dhe ata që do të ofrojnë mundësi dhe qasje të reja për këtë Qendër; shkencëtarë, mjekë, inovatorë dhe njerëz të tjerë që i janë përkushtuar kuptimit dhe avancimit të interesit publik; ata që vijnë nga ose kanë interes për vendet e industrializuara ose vendet në zhvillim, si dhe njerëzit që janë në fillim të punës së tyre, në mes të saj, ose që janë të gatshëm t’i ndajnë mendimet e tyre në lidhje me punën. Bursat do të ndahen në nivel individual.

Afati i fundit për paraqitje është 6 janar 2013. Ora 23:59.

Më tepër informata për këtë ftesë për aplikacione

Поврзани натписи