Мени

Reago! – Platformë e re për crowdsourcing për mbrojtjen nga dhuna kundër grave në hapësira publike

Rеаktor – Hulumtim në aksion e publikoi platformën onlajn Reago! (reagiraj-bidibezbedna.mk), me moton Shpërndaj tregimin, pengo dhunën, që ka për qëllim t’i bëjë hapësirat publike në Shkup më të sigurta për gratë. Platforma është pjesë e projekit hulumtues për Dhunën kundër grave në vende publike në Shkup, e përkrahur nga UN Women.

Reago! është vegël onlajn që mund ta shfrytëzojnë vajzat dhe gratë nga Shkupi për përbashkim të përvojave të tyre me çfarëdo lloj forme të dhunës gjinore viktimë apo dëshmitarë të së cilës kanë qenë, e që ka ndodhur në hapësirat publike në qytet. Përveç kësaj, kjo platformë do të shfrytëzohet edhe si vegël për mbledhjen e informatave që përndryshe nuk janë në dispozicion, për maltretimin dhe dhunën me të cilën ballafaqohen gratë, e që ndodh shumë më shpesh se sa që denoncohet. Në fund, duke i mbledhur tregimet, fotografitë dhe videot, Reago! do të paraqesë një rrjet social i dedikuar për pengimin e maltretimit dhe dhunës gjinore në hapësirat publike.

Duke i inkuadruar këto tre aspekte, platforma duhet t’u shërbejë llojeve të ndryshme të shfrytëzuesve, duke filluar nga viktimat që do të kenë mundësi në mënyrë anonime t’i tregojnë tregimet e tyre, e deri te policia e cila do të mund t’i shfrytëzojë këto të dhëna të mbledhura në mënyrë anonime që t’i identifikojë lokacionet e rrezikshme, si dhe frekuencat dhe llojet e dhunës me të cilat ballafaqohen gratë dhe të ndërmarrin hapa adekuatë për zvogëlimin e rreziqeve.

Kjo ueb-faqe e shfrytëzon platformën me softuer të lirë Ushahidi e cila është e lehtë për përdorim, dhe është në dispozicion në gjuhën maqedone, shqipe dhe angleze. Denoncimet mund të bëhen duke i përdorur aplikacionet për Android dhe iPhone (të cilat mund tl shkarkohen nga ueb-faqja), ose duke e plotësuar formularin onlajn që gjendet këtu: http://www.reagiraj-bidibezbedna.mk/reports/submit

Me qëllim që platforma të jetë sa më efektive që është e mundur dhe të arrijë deri te një numër sa më i madh i shfrytëzuesve potencialë, nga Reaktori i ftojnë të gjithë të interesuarit që të vendosin linke që të çojnë deri te ajo, duke vendosur banere (që janë bashkangjitur në fund të tekstit) ose duke e përcjellë informatën nëpërmjet postimeve nëpër bloge dhe nëpërmjet rrjeteve sociale.

reagiraj-baner-1reagiraj-baner-2

Поврзани натписи