Мени

Shëndetësia 2.0 Evropa 2013: Do të prezantohen teknologjitë për transformimin e shëndetësisë

Në konferencën e katërt vjetore Shëndetësia 2.0 Evropë (Health 2.0 Europe) do të mblidhen mbi 500 afaristë, investitorë, punëtorë shëndetësorë, pacientë, farmaceutë dhe kompani të sigurimit që të lidhen dhe drejtpërdrejt të ndjekin prezantime të teknologjive për transformimin e mbrojtjes shëndetësore evropiane.

Do të fillojë projekti i ri i financuar nga BE-ja me titullin “GET”, i dizajnuar për përkrahjen e ndërmarrësve nga fusha shëndetësisë dhe i ndërmarjeve të vogla dhe të mesme në faza të ndryshme të zhvillimit të tyre.

Konferenca organizohet në partneritet me Shërbimin nacional shëndetësor të Anglisë (NHS), ndërsa drejtori i këtij shërbimi, Tim Kelsi, do ta prezantojë planin e tij për hapjen e shërbimit NHS dhe të dhënave të saj për ndërmarrësit, ndërsa Drejtori për sisteme strategjike dhe teknologji, Beverli Brajant dhe drejtori teknik Aleks Abot do të paraqesin udhëzime thelbësore për orientim, për kyçje në sistem.

Konferenca do të jetë edhe mundësi për fillimin e projektit të ri të financuar nga BE, të quajtur “GET”. projekti do të sigurojë shërbime me ndikim të madh mbi ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për e-shëndetësi dhe për ndërmarrësit, që të rritet rritja e tyre dhe që të kalojnë në nivelin e ardhshëm të konkurrencës. Projekti do të ofrojë, trajnim, mentorim, inteligjencë të tregut, përkrahje dhe, para së gjithash, kontakte kualitative.

Rrjetëzimi dhe ndjekja e prezantimeve në mënyrë të drejtpërdrejtë

Shëndetësia 2.0 filloi si kompani. Tani është lëvizje globale. Edicioni i 4 do të mbahet prej 17 deri më 19 nëntor në Londër dhe do të mbledhë mbi 500 pjesëmarrës – që do të marrin pjesë për të realizuar kontakte, to shohin se kush çka punon dhe të shohin demonstrime të drejtpërdrejta të teknologjive që do ta transformojnë shëndetësinë në të ardhmen.

Sesionet do të fokusohen në të dhënat e mëdha, vegla të Shëndetësia 2.0 për njerëz në moshë, trajnim të pacientëve dhe përmirësim të raporteve të tyre me ofruesit e shërbimeve, mundësitë dhe sfidat në Evropën Qendrore dhe Lindore, roli i ri i farmacisë në përmirësimin e rezultateteve, pse dhe si investitorët duhet ta përkrahin shëndetësinë digjitale dhe shumë gjëra të tjera.

“Konferenca Shëndetësia 2.0 është fantastike. Shpresoj se Shëndetësia 2.0 Londër do të bëhet ngjarje e rregullt ku njerëzit mund të vijnë dhe të tregojnë se çka bëjnë”, deklaroi Tim Kelsi, drejtori për pacientë dhe infromata i NHS-së.

Për konferencën regjistrohuni këtu.

Burimi: Europe’s Information Society „Health 2.0 Europe 2013 will show off technologies transforming healthcare“ 

Поврзани натписи