Menyja

Studim për mbikëqyrjen masive në Mbretërinë e Bashkuar, Suedi, Francë, Gjermani dhe Holandë

Parlamenti evropian e publikoi studimin “Programet nacionale për mbikëqyrje masive të të dhënave personale në vendet anëtare të BE-së dhe kompatibiliteti i tyre me të drejtën evropiane”.

Pas zbardhjes së PRISM-it dhe programeve të tjera amerikane për mbikëqyrje, ky studim bëri vlerësim të praktikave për mbikëqyrje masive në disa vende të BE-së: Mbretërinë e Bashkuar, Suedi, Francë, Gjermani dhe Holandë. Duke i pasur parasysh përmasat e mëdha të praktikave konkrete për mbikëqyrje, që paraqesin rikonfigurim të mbledhjes tradicionale të informatave të zbulimit, studimi thotë se analiza e Programeve evropiane për mbikëqyrje nuk mund të redukohet vetëm në çështje të baraspeshës ndërmjet mbrojtjes së të dhënave dhe sigurisë nacionale, por duhe të vendoset në kontekst të lirive kolektiv dhe demokracisë.

Në studim konstatohet se katër nga pesë vendet anëtare të BE-së që janë zgjedhur për hulumtim të detajuar janë të përfshira në ndonjë lloj të përcjelljes dhe mbikëqyrjes së të dhënave nga komunikimet dhe janë identifikuar paralelet dhe dallimet ndërmjet këtyre programeve dhe operacioneve që i ka kryer NSA-ja.

Studimi thotë se këto programe për mbikëqyrje nuk janë jashtë domenit të intervenimit të BE-së, por mund të zbatohen nga perspektiva e legjislacionit të BE-së nëpërmjet (1) të kuptuarit të sigurisë nacionale në një kornizë për sundim demokratik të ligjit ku standardet fundamentale për të drejtat e njeriut dhe mbikëqyrja gjyqësore përbëjnë standarde kyçe; (2) rreziqeve për sigurinë e brendshme të BE-së si tërësi, si dhe privatësisë së qytetarëve të BE-së si pronarë të të dhënave, dhe (3) përhapjes potenciale në aktivitetet dhe përgjegjësitë e agjencive të BE-së. Në studim jepen edhe disa rekomandime për politika për Parlamentin Evropian.

Artikujt e ndërlidhur