Menyja

“Të hapur” – fjalë kyçe në strategjinë për TIK të Hungarisë

Standardet e hapura dhe softueri i lirë janë thelbësore në qasjen e Hungarisë ndaj TIK-ut, deklaroi Gabor Fekete, zëvendësministër për punë të jashtme në fjalimin e tij përshëndetës në konferencën e organizuar nga qendra qeveritare e resurseve për softuer të lirë që u mbajt më 27 nëntor në Budapest. 

Qeveria dëshiron ta përforcojë sektorin vendor për TI, ta zvogëlojë mbylljen e TI-së me zgjidhje komerciale, t’i zvogëlojë harxhimet për zgjidhjet e saj për TIK dhe të sigurojë intereoperabilitet që e-shërbimeve qeveritare.

Arritja e interoperabilitetit është parimi qendror i planeve qeveritare për periudhën 2014 – 2020 për administratën publike, thotë Fekete. Me dizajnimin e sistemeve qeveritare për TIK, akoma mbetet për t’u tejkaluar “borxhi pesëmbëdhjetëvjeçar”. “Moderrnizimi i TIK-ut është me rëndësi esenciale për përmirësimin dhe thjeshtimin e shërbimeve qeveritare”.

Zëvendësministri për punë të brendshme para të pranishmëve në konferencë deklaroi se qeveria dëshiron që materialet arsimore dhe zgjidhjet e bazuara në softuer të lirë t’i vë në dispozicion pa pagesë. Ai tha se softueri i lirë do të jetë pjesë e zgjidhjeve qendrore, duke u përgjigjur në lidhje me pritjet e institucioneve dhe ndërmarrjeve publike. 

Burimi: Joinup.eu „’Open’ one of keywords in Hungary’s ICT strategy“ 17 dhjetor 2013.

Artikujt e ndërlidhur