Мени

Të rinjtë gjthnjë e më shumë i ndajnë me të tjerët fjalëkalimet e profileve të tyre onlajn

passwordMë 17 janar 2012, në New York Times u botua një аrtikull i Matt Richtel  me titull “Të rinj, të dashuruar, ndajnë gjithçka me të tjerët, duke i përfshirë edhe fjalëkalimet”.

Në mënyrë të përmbledhur, në të, ai tregon:

Çiftet e reja, një kohë të gjatë e shprehin përkushtimin e tyre ndaj njëri tjetrit në mënyra të ndryshme – duke dhuruar xhup lëkure, duke këmbyer unaza klasike dhe byzylyke të personalizuara. Miqtë më të mirë i ndajnë mes vete kombinimet e dryve të dollapeve të tyre. Era digjitale solli deri te një traditë më intime. Për të rinjtë është bërë moderne që dashurinë e tyre ta shprehin duke i ndarë në mes vete fjalëkalimet e e-mail-eve të tyre, të profileve të tyre në Facebook dhe të llogarive të tjera të shfrytëzuesit që i kanë. Djemtë dhe vajzat, ndonjëherë bile krijojnë fjalëkalime të njëjta dhe i lejojnë njëri tjetrit që t’i lexojnë e-mail-et dhe porositë e tyre private.

Ata thonë se janë të vetëdijshëm për rrezikun e involvimit të tillë digjital, pasiqë lidhja e keqe e dashurisë mund të çojë deri atje që njerëzit t’i përdorin fshehtësitë e tyre onlajn kundër njëri tjetrit. Por, ata thonë se mu kjo është ajo që e bën simbolikën e ndarjes së fjalëkalimeve mes vete aq të fuqishme.

„Është shenjë e besimit. Nuk kam asgjë për të fshehur prej tij, edhe ai nuk ka asgjë për të fshehur prej meje. E di se ai asnjëherë nuk do të bëjë diçka për ta dëmtuar reputacionin tim.“ – thotë Tiffany Carandang, nxënëse e shkollës së mesme nga San Franciskoja.

Ndryshimi i fjalëkalimit është i thjeshtë, mirëpo, shpesh herë dëmi është bërë para se të ndryshohet ai. Tregimet për pasojat përfshijnë një djalë të shkollës së mesme, të cilin e ka lënë e dashura e tij, i cili përpiqet ta turpërojë ish të dashurën e tij duke i treguar fshehtësitë e saja nga e-maili; tendosje ndërmjet atyre që janë në lidhje dashurie për shkak të porosive private të njërit prej tyre, të cilat mund të konsiderohen si shenja tradhëtie; ose grabitja e celularit nga ish miku më i mirë, çkyçja e tij me fjalëkalim dhe dërgimi i porosive kërcënuese te dikush tjetër.

Në një anketë telefonike në vitin 2011, projekti Pew Internet dhe American Life zbuloi se 30 përqind e tinejxherëve të cilët janë vazhdimisht onlajn, kanë ndarë fjalëkalimin e tyre me ndonjë mik, djalë ose vajzë. Anketa e realizuar me 770 tinejxherë të moshës prej 12 deri në 17 vjet, zbuloi se gjasat për ndarje të fjalëkalimeve me të tjerët, janë dyfish më të mëdha te vajzat se sa te djemtë.

Еmily Cole, një nxënëse 16 vjeçare e shkollës së mesme nga Glastonbury, shteti i Konektikatit në SHBA, i ka ndjerë pasojat e tradhëtisë së fjalëkalimit në klasën e shtatë, kur ia ka treguar fjalëkalimin e e-mailit të saj, të dashurit të saj të parë. Më pas, asaj ka filluar t’i pëlqejë një nxënës tjetër, i cili i ka dërguar asaj një e-mail. I dashuri i saj e ka lexuar porosinë dhe ka filluar ta përhapë atë nëpër shkollë, duke e quajtur Emilinë “të mbrapshtë”. Emily thotë se kjo e ka lënduar shumë, por edhe përkundër asaj që ka ndodhur, ajo nuk do të përmbahet që ta ndajë fjalëkalimin e saj me të dashurin e saj të ri.

A është kjo një shprehi e shëndoshë e të rinjve, apo ata i nënshtrohen presionit se ajo që është e ndaluar është më e ëmbël?

Lexoni аrtikullin e plotë në gjuhën angleze në ueb-faqen e gazetës New York Times.

 

Поврзани натписи