Мени

Themelohet Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë

Më 29 qershor në Strugë u themelua Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë. Këshilli është i themeluar nga ana e 55 organizatave (organizata rinore, organizata për të rinjtë, aleanca dhe forume rinore të partive politike).

Siç theksoi Kryetarja e Këshillit Rinor Nacional të Maqedonisë, Ivana Davidovska, misioni është që ti përfaqësojë interesat dhe nevojat e të rinjve si lidhje me të gjithë faktorët, si dhe të sigurojë kyçjen dhe pjesmarrjen aktive të të rinjve në procesin e marrjes së vendimeve në të gjitha nivelet.

NMS-MKD-2Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë sipas Statutit që u sollë do të udhëhiqet nga organet, Kuvendi general, Bordi drejtues, Bordi mbikqyrës dhe organi ekzekutiv – Sekretariati. Delegatët e Kuvendit themelues i zgjodhën Ivana Davidovska (QDN) për Kryetare, Dona Kosturanova (FRA) – Nënkryetare dhe antarë të Bordit drejtues Ivan Jovanov (Youth Can), Goran Georgiev (Aleanca e vrojtuesve të Maqedonisë), Daniel Kalajxhieski (HERA), Arben Ristemi (Qendra për zhvillim të komunitetit Kërçovë) dhe Antonio Jovanovski (Go Green). Bordi drejtues i zgjedhur gjatë Kuvendit themelues përgaditi plan për punën e tij në gjashtë muajt e ardhshëm. Sipas këtij plani Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë do të  drejtohet drejt promovimit të rolit të këtij organi dhe mënyrës se si do të vendoset bashkëpunimi me institucionet.

Qëllimet e Këshillit Rinor Nacional të Maqedonisë i përcaktojnë drejtimet sipas së cilave do të punojë në të ardhmen. Qëllimet janë: nxitja e proceseve për krijimin e politikave adekuate që do të mundësojnë zhvillim personal dhe social të të rinjve; përfaqësim dhe veprim në emër të interesave të të rinjve dhe organizatave rinore, përmes përfaqësimit të interesave të tyre para institucioneve; unifikim dhe zhvillim i kapaciteteve të sektorit rinor përmes përforcimit dhe promovimit të rolit të organizatave rinore; promovimi i mësimit joformal dhe nxitja e krijimit të sistemit për përkrahje të të rinjve në nivel local dhe nacional; promovimi dhe veprimi drejt përforcimit të pjesmarrjes të të rinjve në proceset e vendimmarrjes;  promovimi i aktivizmit rinor, informimi i të rinjve dhe qytetërim aktiv mes të rinjve; avancimi i barabarsisë, trajtimit të të rinjve, tolerancës dhe demokracisë tek dhe mes të rinjve.

Kriteret për anëtarësim të përmbajtura në Statut u mundësojnë organizatave që punojnë me të rinjtë dhe për të rinjtë të kenë mundësinë përmes pjesëmarrjes së tyre ti transmetojnë interesat reale dhe nevojat e të rinjve në vendin tonë. Kriteret për anëtarë të plotë përcaktojnë që ata duhet të kenë të rinj në organet drejtuese të organizatave, të kenë të paktën tre vjet përvojë pune në çështjet rinore, të kenë një buxhet prej të paktën 123.000 denarë në vit, si dhe të kenë përfshirje të paktën të 300 të rinjve në vit përmes të paktën 10 aktiviteteve. Organizatat rinore kanë të drejtë të 2 votave në Kuvendet e Përgjithshme, organizatat për të rinjtë dhe forumet rinore të partive politike kanë të drejtën e 1 vote, ndërsa aleancat mund të kenë deri në 4 vota.

I tërë procesi i themelimit të Këshillit Rinor Nacional të Maqedonisë është fuqimisht i përkrahur nga Forumi Rinor Evropian, që është organizata më e madhe ombrellë në Europë që përfaqëson dhe mbron të drejtat e të rinjve në institucionet ndërkombëtare. Kryetari i Forumit Rinor Europian Petar Matjashiq njëherë theksoi se Forumi Rinor Evropian ka monitoruar nga afër të gjithë procesin, por do të mbështesë edhe më tej dhe do të marri pjesë në ndërtimin e kapacitetit të saj. Në fakt kjo mbështetje është pjesë e orientimit strategjik të Forumit për të mbështetur punën e të drejtave të të rinjve. Në fakt, krijimi i një këshilli të tillë në Maqedoni do të çojë në përfshirjen më të madhe të të rinjve në Maqedoni në të gjitha proceset e vendim-marrjes. Forumi Rinor Evropian do të vazhdojë me mbështetjen e drejtpërdrejtë të punës së tij në të ardhmen në mënyrë që të përmbushë të gjitha kriteret për integrimin e Këshillit të Maqedonisë në Forumin Rinor Evropian.

Këshilli Rinor Nacional pas themelimit të tij në Strugë para vetes ka një numër të madh të sfidave. Para së gjithash,  Këshilli Rinor Nacional në periudhën e ardhshme do të fillojë komunikimin intensiv me të gjitha institucionet në vendin tonë të cilët kanë përgjegjësi për çështjet rinore në mënyrë që të inkurajojë dialogun e strukturuar gjatë marrjes së vendimeve. Para, Këshilli Rinor Nacional do të jetë përfaqësuesi i zëshëm i interesit të të rinjve në vendin tonë, dhe qëllimi përfundimtar e të cilit do të jetë për të përmirësuar situatën e të rinjve në vendin tonë. Njëkohësisht Këshilli Rinor Nacional do të ketë një rol të madh në fuqizimin e sektorit rinor në vendin tonë, nëpërmjet rrjetëzimit dhe mbështetjes së organizatave, dhe kështu drejtpërdrejta të rinjtë do të përfitojnë në përfshirjen në aktivitete më kualitative dhe të qëndrueshme.

Në fund Kryetarja Ivana Davidovska potencoi se pret që të gjitha institucionet dhe palët e interesuara do të njohin këtë nismë autentike dhe demokratike, e cila ka të vetmin qëllim për të përmirësuar proceset e vendimmarrjes. Përveç kësaj, kjo do të mundësojë realizimin e drejtpërdrejtë të të drejtave të të rinjve për pjesmarrjen e tyre.


Organizatat themeluese të Këshillit Rinor Nacional të Maqedonisë

 
Lidhjet

Lidhja e skautëve të Maqedonisë
Kryqi i Kuq i Maqedonisë

Organizatat rinore

AEGEE Maqedoni
Bujrum – Qendra për zhvillim rural – Kumanovë
Go green – Shkup
Shoqata evropiane e studentëve të drejtësisë të RM-së – ELSA RM
EMSA Maqedoni
IAESTE Maqedoni
Forumi rinor islam
Klubi i oratorëve – Shkup
Krekativ – Shkup
Të rinjtë munden – Shkup
Forumi arsimor rinor – Shkup
Federalistët e rinj evropianë
Aleanca rinore – Tetovë
Këshilli rinor – Strumicë
Asociacioni rajonal arsimor rinor i romëve -RROMA
Qendra evropiane SN 7 – Tetovë
Cr8ive8 – Shkup
Shoqata e qytetarëve për demokraci “Together Macedonia” – Manastir
Forumi i të rinjve – Manastir
Qendra për dialog ndërkulturor – Kumanovë
Qendra për zhvillim të komunitetit – Kërçovë
Organizata Këshilli për parandalim të delikuencës së të miturve – KPDM

Organizata për të rinj

AQUA – Strugë
Ripërtirja Demokratike e Maqedonisë – MODOM
Bashkimi Demokratik për Integrim
Shoqata për zhvillimin e komunitetit rom “Sumnal”
Qendra kulturore rinore – Manastir
Multikultura – Tetovë
LIDEM – Rinia liberal demokratike
Qendra rajonal për zhvillim të qëndrueshëm – Gjevgjeli
Organizata e grave të Sveti Nikoles
Organizata rinore e Partisë demokratike të serbëve në Maqedoni
NSDM – Rinia e re social demokratike
Unioni i Forcave të reja të VMRO-Partia popullore
CIVIL – Qendra për liri
Shoqata e të rinjve AURORA – Tetovë
Socialistët e rinjë të Maqedonisë
Lidhja demokratike e të rinjve
Qendra për zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit – Dibër
SDMM – Rinia social demokratike e Maqedonisë
H.Е.R.А.
Fondacioni “Fokus” – Veles
Fondacioni PSM
Edukimi ekonomik për menaxherë të rinj – Junior achievment
Fondacioni prë zhvillimin e komunitetit lokal (FZHKL) – Shtip
REAKTOR – Hulumtimi në aksion
Qendra për zhvillimin dhe avancimin e jetës publike – Tetovë
Fondacioni Metamorfozis – Shkup

Anëtarë shoqëruese

Shoqata për mbrojtjen e identitetit kulturor të egjiptasve IZIDA 41/21 Resnjë
Lidhja rinore – Krushevë
STAR-STAR Shkup
Instituti për zhvillimin e komunitetit – Tetovë
SIRMA – Kumanovë

Burimi: fakulteti.mk “Themelohet Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë”

Организации основачи на Националниот младински совет на Македонија

 

 

Сојузи

 


Сојуз на извидници на Македонија

Црвен Крст на Македонија


 

 

Младински организации

 


АЕГЕЕ Македонија

Бујрум – Центар за рурален развој –Куманово

Гоу Грин – Скопје

Европско здружение на студентите по право во РМ – ЕЛСА РМ

ЕМСА Македонија

ИАЕСТЕ Македонија

Исламски Младински Форум

Клуб на Оратори – Скопје

Крекатив – Скопје

Младите можат – Скопје

Младински oбразовен форум – Скопје

Млади европски федералисти

Младинска Алијанса – Тетово

Младински Совет-Струмица

Регионална Ромска Образовна Младинска Асоцијација-РРОМА

Европски центар СН 7 – Тетово

Cr8ive8 – Скопје

Здружение на граѓани за демократија „Тогетхер Мацедониа“ – Битола

Форум на Млади – Битола

Центар за меѓукултурен дијалог – Куманово

Центар за развој на заедницата – Кичево

Организација Совет за превентива против малолетничка деликвенција – СППМД


 

Организации за млади

 


АКВА – Струга

Демократска обнова на Македонија – МОДОМ

Демократска унија за интеграција

Здружение за развој на ромската заедница “Сумнал

Младински културен центар – Битола

Мултикултура Тетово

ЛИДЕМ – Либерал демократска младина

Регионален центар за оддржлив развој – Гевгелија

Организација на жени на Св. Николе

Младинска организација на Демократска партија на Србите во Македонија

НСДМ – Нова социјал демократска младина

Унија на Млади Сили на ВМРО-Народна партија

ЦИВИЛ – Центар за слобода

Здружение на млади АУРОРА- Тетово

Млади социјалисти на Македонија

Демократски Сојуз на млади

Центар за одржлив развој на заедницата-Дебар

СДММ- Социјал демократска младина на Македонија

Х.Е.Р.А.

Фондација “Фокус” – Велес

Фондација ПСМ

Економска едукација за млади менаџери – Junior achievment

Фондација за развој на локалната заедница ФРЛЗ – Штип

РЕАКТОР – Истражување во акција

Центар за развој и унапредување на јавниот живот – Тетово

Фондација Метаморфозис – Скопје


 

Придружни членки

 


Здружение за заштита на културниот идентитет на Египќаните ИЗИДА 41/21 Ресен

Младински Сојуз – Крушево

СТАР-СТАР Скопје

Институт за развој на заедницата – Тетово

СИРМА – Куманово

Поврзани натписи