Мени

TIK 2013: e-shëndetësia në qendër të vëmendjes

Konferenca “TIK 2013: krijim, lidhje dhe rritje” u mbajt prej 6 deri më 8 nëntor 2013 në Vilnus të Lituanisë.

Në këtë ngjarje, si një nga ngjarjet më të mëdha gjatë kryesimit lituanez me BE-në, u mblodhën mbi 5.000 njerëz. Përveç programit Horizon 2020, u diskutua edhe për e-shëndetësi.

Në TIK 2013 u prezantuan projektet dhe ndodhitë më të reja nga fusha e TIK-ut dhe ky ishte një vend për mësim, shpërndarje, rrjetëzim dhe gjetje të teknologjive të reja.

Që të kuptoni se çka ndodhi gjatë këtyre tre ditëve, shihni videot.

Shtandi më i mirë

Pjesëmarrësit kishin mundësi të votojnë për shtandin më të mirë ekspozues. Fitoi projekti për e-shëndetësi MD-Paedigree, i financuar nga BE-ja.

MD-Paedigree është Depo pediatrike digjitale evropiane e bazuar në shembuj/modele. Projekti (www.md-paedigree.eu) mbledh informata (të anonimizuara) klinike për pacientët pediatrikë në një re interneti me të dhëna të mëdha. Pastaj, këto informata analizohen që mjekëve t’u mundësohen vegla të personalizuara për parashikim, simulim dhe përkrahje gjatë marrjes së vendimeve.

Në shtand ishte paraqitur një rrjet grafik social mjekësor, portali për deponim inovativ të të dhënave i MD-Paedigree: një hartë e lidhur në mënyrë të ndërsjellë, dinamike dhe globale. Duke komunikuar me sistemin nëpërmjet tableteve ose celularëve që ishin siguruar në shtand, vizitorët mund të identifikonin ngjashmëri interesante, të shfrytëzojnë vegla për organizim automatik, për vizualizim të rezultateve nga shërimi, për personalizim të simulimeve, gjetje të artikujve të ndërlidhur dhe paraqitje të të 3D modeleve të animuara.

Prezantimi i bazua në të dhëna rutinore klinike të anonomizuara të mbi 100.000 pacientëve, që janë marrë nga rrjeti evropian i qendrave mjekësore që morën pjesë.

Burimi: Europe’s Information Society “ICT 2013: eHealth in the spotlights” 11 nëntor 2013.

 

Поврзани натписи