Мени

Trajnim për qeverisje të internetit, shoqëri civile dhe përfaqësim për politika publike

Trajnimi “Trajnim për qeverisje të internetit, shoqëri civile dhe përfaqësim për politika publike” do të mbahet në periudhën prej 8 deri më 19 korrik 2013 në Universitetin e Evropës Qendrore (UEQ) në Budapest të Hungarisë.

Ky trajnim intensiv veror (i organizuar nga UEQ-ja, Annenberg/UPenn dhe Qendra për demokraci dhe teknologji) ka për qëllim t’u ndihmojë hulumtuesve dhe aktivistëve të fitojnë njohuri të reja për rolin që mund ta ketë sektori civil në përfaqësimin për internet dhe lirë dhe të hapur, por edhe ta theksojë potencialin e teknologjisë dhe të veglave në internet për mobilizimin dhe organizimin e njësive zgjedhore, si dhe potencialin për rritjen e sigurisë dhe privatsësisë së aktivistëve.

Trajnimi i sivjemë do të fokusohet në:

  • Ligjet dhe politikat në inetrnet
  • Mediumet sociale dhe mobilizimi
  • Veglat në internet për përfaqësim, siguri dhe privatësi
  • Ndërtimi i kapaciteteve të shoqërisë civile

Afati për paraqitje: 15 mars 2013. Për aplikim dhe informata plotësuese vizitoni ueb-faqen: http://www.summer.ceu.hu/internet-2013

Trajnimin do ta udhëheqin: Monroe Price (Annenberg), Susan Abbot (Annenberg), Kate Coyer (UEQ), Leslie Harris (Qendra për demokraci dhe teknologji)

Folës mysafirë: Sam Gregory (Witness), Marius Dragomir (OSF), Eric King (Privacy Intl), Eduardo Bertoni (Qendra për studime për lirinë e të shprehurit dhe qasje te informatat (CELE) në Fakultetin Juridik të Universitetit të Palermos), Joan Barata Mir (Universiteti Ramon Llull), Andrew Stroehlein (Human Rights Watch), Sameer Padania (OSF).

Burimi: Central European University Budapest: „Internet Governance, Civil Society and Public Policy Advocacy“

Поврзани натписи