Menyja

“Turqia qëllimisht e injoron softuerin e lirë”

Administrata publike në Truqi i neglizhon zgjidhjet e TIK-ut të bazuara na softuer të lirë, thotë Hysein Tolu, kandidtat për doktor shkencash në Universitetin e Bristolit.

Në shkaqet për këtë gjendje bëjnë pjesë inercia institucionale, mbyllja në formatet e softuerit komercial dhe korruptimi. Një pjesë e tezës së tij u paraqit si studim rasti këtë javë në revistën IFOSSLR.

Tolu shkruan se vendi i tij ka mungesë të politikave për TIK dhe se autoritetet nuk përpiqen të arrijnë barazpeshë ndërmjet softuerit të lirë dhe atij komercial. Мirëpo, nevoja për t’iu qasur çështjes së softuerit të lirë u paraqit disa herë, konstaton Tolu. Prej vitit 2004 deri në vitin 2006, dy plane aksionale të qeverisë ofronin argumente në favor të softuerit të lirë, ndërsa qeveria bëri pesë evaluime. Parlamenti turk poashtu kontribuoi prej vitit 2005 deri në vitin 2012 me mbi treqind pyetje të parashtruara me shkrim nga deputetët.

Pengesat

“Të gjitha këto përpjekje nuk i arritën qëllimet iniciale dhe ato të mëvonshme dhe përfunduan me dështim. Diskursi i përgjithshëm është se edhe pse përdorimi i softuerit të lirë në Turqi është po aq i avancuar sikurse edhe në shumë vende të tjera zhvilluara, ekzistojnë edhe disa pengesa kyçe”.

Njëra prej tyre është ajo se institucionet publike në vend nuk e nixsin përdorimin e softuerit të lirë. Pastaj, një numër shumë i madh i aplikacioneve softuerike të zhvilluara për qeverinë janë të mbyllura me teknologjinë komerciale. E treta, shkruan Tolu, nuk është e qartë se cili organ qeveritar duhet ta mbajë përgjegjësinë për futjen në përdorim dhe zbatimin e cilës do qoftë politike për TIK.

Mangësia

“Në këto pesë raporte për evaluim disa herë është theksuar fakti se masat janë të paqarta dhe se plani akoma nuk ekziston. Në raportin e fundit (në mars të vitit 2010) thuhet se “përdorimi i softuerit të lirë në projektin për institucione publike” akoma është në fazë fillestare. Pas katër vitesh, vetëm 10 përqind e projektit është kompletuar”.

Тolu thotë se mungesa e politikave dhe dështimi i qeverisë për të nxjerrë dobi nga softueri i lirë janë rezultat i shërbimeve të administratës publike që nuk janë interoperabile. Kojo çon edhe në dyfishimin e përpjekjeve dhe shumëfishimin e zgjidhjeve të TIK-ut. Ai shkruan se përpjekjet e qeverisë për zhvillimin e “Pardus”, sistemit operativ të bazuar në softuerin e lir, kanë qenë vetëm truk që është përdorur në negociatat për licenca komerciale.

Burimi: Joinup.eu „Turkey deliberately ignoring open source“ 12 dhjetor 2013.

 

Artikujt e ndërlidhur