mediumski-item-img-1.png

27.02.2012

Infografik: E-mbeturinat në Ballkan

Mbeturinat e pajisjeve elektrike dhe elektronike paraqesin kërcënim për mjedisin jetësor. Hulumtimet që janë bërë me qëllim që të përcaktohen sasitë dhe gjendja me menaxhimin e e-mbeturinave në Ballkan, tregojnë se edhe ky rajon ka problem të konsiderueshëm me menaxhimin e tyre të drejtë dhe me mbrojtjen e mjedisit jetësor. Në vazhdim japim një infografik me rezultate nga këto hulumtime, si dhe disa fakte dhe këshilla për menaxhim me e-mbeturinat.

mediumski-item-img-1.png

26.09.2011

Pajisjet elektronike dhe e-mbeturinat: Udhëzuesi për përfaqësim

Në kuadër të projektit “Rrjeti ballkanik për përfaqësim gjatë menaxhimit të e-mbeturinave” e publikojmë udhëzuesin “Pajisjet elektronike dhe e-mbeturinat: Udhëzuesi për përfaqësim“.

mediumski-item-img-1.png

31.08.2011

Publikohet doracaku për përdorimin e Wiki-faqeve

Në kuadër të projektit për bashkëpunim të decentralizuar ndërmjet rajonit të Normandisë së Ulët dhe Maqedonisë u publikua Doracaku për Wiki që do të shërbejë si vegël ndihmëse në procesin e pasurimit të përmbajteve për komunat në Maqedoni.

mediumski-item-img-1.png

15.06.2011

Monografia e parë arkeologjike elektronike sipas Creative Commons

“Qyteti antik Hisar – Marvinci në afërsi të Vallandovës“, është vepër e arkeologes së parë të diplomuar në Maqedoni, dr. Viktorija Sokollovska, e botuar në mënyrë elektronike sipas licencës Creative Commons, që u promovua dje në OJQ-në “Infocentar”.

mediumski-item-img-1.png

14.06.2011

MEK: Ditë e hapur dhe promovim i “Doracakut për Komisionet për marrëdhënie ndëretnike”

Më 16 dhe 17 qershor në komunat pilot Çair, Dibër dhe Gostivar do të mbahet “ditë e hapur” dhe do të bëhet promovimi i Doracakut për Komisionet për marrëdhënie ndëretnike.

mediumski-item-img-1.png

01.04.2011

Promovim i Udhëzuesit “Si deri te politika për privatësi?” në Takimin koordinativ për e-tregti

Më 1 prill 2011, në Klubin për shërbime shtetërore në Shkup, u mbajt promovim i Udhëzuesit “Si deri te politika për privatësi?”, në kuadër të Takimit koordinativ për e-tregti, para përfaqësuesve të e-shitoreve, procesuesve të pagesave, bankave dhe palëve të tjera të interesuara nga fusha e e-tregtisë.

mediumski-item-img-1.png

30.03.2011

Promovim i Udhëzuesit “Si deri te politika për privatësi?” para përfaqësuesve të institucioneve shtetërore

Më 30 mars 2011, në Klubin e organeve shtetërore në Shkup u mbajt promovimi Udhëzuesit për TKI i Metamorfozis nr. 6, “Si deri te politika për privatësi?” i përgatitur në bashkëpunim me Drejtorinë për të dhëna personale në kuadër të projektit Iniciativa për privatësi në internet.

mediumski-item-img-1.png

30.12.2010

Raport: Funksionaliteti i ueb-faqeve komunale si mjet për publikim të informatave

Në propozim-raportin: Funksionaliteti i ueb-faqeve komunale si mjet për publikim të informatave, të publikuar më 26.10.2010, është analizuar funksionaliteti i ueb-faqeve të njësive të vetëadministrimit lokal. Hulumtimi ishte nxitur nga pyetja e deputetit z. Vasko Shutarov të parashtruar në diskutimin për ligjin për qasje të lirë te informatat me karakter publik, të mbajtur në Kuvendin e RM-së më 21.10.2010.

mediumski-item-img-1.png

30.12.2010

Raport për Përdorimin e kompjuterëve në sistemin arsimor në Republikën e Maqedonisë

Në qershor të vitit 2010 Fondacioni Metamorfozis e botoi raportin me temë “Përdorimi i kompjuterëve në sistemin arsimor në R.M.”. Raporti është përgatitur nga Ipsos Strategic Puls si rezultat i hulumtimit të realizuar prej 19 deri më 30 maj 2010, me të cilin ishin përfshirë disa tema që kanë të bëjnë me burimet e informimit, shfrytëzimin e kompjuterëve dhe të Internetit nëpër shtëpi dhe në shkolla, si dhe, informimin dhe qëndrimet e publikut për projektin “Kompjuter për çdo fëmijë”. Të dhënat janë mbledhur nëpërmjet anketës telefonike në shtëpitë e të pyeturve të moshës 10-65 vjeçare.