Menyja
Screenshot_3

Vizualizim – niveli i hapjes së kuvendeve në rajon dhe në Maqedoni

Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis”, në bashkëpunim me partnerët e rrjetit rajonal të OJQ-ve dhe “ACTION SEE”, e përgatiti studimin më të ri për politikat publike, ku e analizuam nivelin e transparencës, të hapjes dhe të llogaridhënies së kuvendeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Nëpërmjet këtij vizualizimi janë prezantuar një pjesë e konstatimeve kyçe të hulumtimit për nivelin e hapjes së kuvendeve në rajon dhe në Maqedoni. Sipas indeksit të hapjes, njëra nga anët më të fuqishme të Kuvendit të Maqedonisë janë mekanizmat kontrollues me një nivel të lartë prej 83%, si dhe vetëdija e Kuvendit, e cila arrin […]

Screenshot_2

Vizualizim – niveli i hapjes së pushtetit gjyqësor në rajon dhe në Maqedoni

Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, në bashkëpunim me partnerët e rrjetit rajonal të OJQ-ve dhe “ACTION SEE”, e përgatiti studimin më të ri për politikat publike, ku e analizuam nivelin e transparencës, të hapjes dhe të llogaridhënies së pushtetit gjyqësor në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Nëpërmjet këtij vizualizimi janë prezantuar një pjesë e konstatimeve kyçe të hulumtimit për nivelin e hapjes së pushtetit ekzekutiv në rajon dhe në Maqedoni. Sipas indeksit të hapjes, gjykatë më transparente në Maqedoni është Gjykata e Apelit në Manastir, ndërsa më e qasshme është Gjykata Supreme. Megjithatë, prokuroria publike përmbush ...

lokalna_feature

Vizualizim – niveli i hapjes së pushtetit lokal në rajon dhe në Maqedoni

Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, në bashkëpunim me partnerët e rrjetit rajonal të OJQ-ve dhe “ACTION SEE”, e përgatiti studimin më të ri për politikat publike, ku e analizuam nivelin e transparencës, të hapjes dhe të llogaridhënies së pushteteve lokale në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Nëpërmjet këtij vizualizimi janë prezantuar një pjesë e konstatimeve kyçe të hulumtimit për nivelin e hapjes së pushtetit lokal në rajon dhe në Maqedoni. Të dhënat tregojnë se komunë më transparente, por edhe më me vetëdije në Maqedoni është komuna e Gjevgjelisë. Megjithatë, indeksi mesatar i nivelit të hapjes së pushtetit ...

studim-gov

Studim i politikave publike: Rritja e përdorimit të ueb-faqeve gov.mk si vegla për transparencës, llogaridhënies dhe e-pjesëmarrjes

Qëllimi i këtij studimi të politikave publike është të analizohet niveli aktual i shfrytëzimit të ueb-faqeve të pushtetit qendror dhe atij lokal në Republikën e Maqedonisë (të cilat kryesisht shfrytëzojnë domene .gov.mk) në fushën e transparencës, llogaridhënies dhe e-pjesëmarrjes së qytetarëve në marrjen e vendimeve, si dhe të ofrojë rekomandime se si të tejkalohen pengesat që pengojnë të realizohet potenciali i plotë i teknologjive të reja në këto fusha.

korica-2-eGov

Matja e shërbimeve të e-pushtetit në Maqedoni

Kjo është matja e katërt e onlajn-sofistikimit në nivel qeveritar në Maqedoni. Matja ështëbërë në periudhën mars/prill 2008 dhe kjo pasqyron gjendjen e projekteve të realizuara nëvitin 2008. Kësaj radhe kemi punuar sipas sistemit të ri të vlerësimit të Kepxheminit prejpesë niveleve, te i cili niveli i pestë u shtua me qëllim që të përfshihet ideja për dhënieproaktive dhe të automatizuar të shërbimeve. Në këtë dokument do ta krahasojmëzhvillimin e shërbimeve të e-qeverisë në Maqedoni me sistemin e vjetër prej 4 nivelevedhe do ta krahasojmë gjendjen në Maqedoni me vendet e tjera të BE duke përdorursistemin për vlerësim prej 5 […]

ti_odluchuvash

Ti vendos…

Broshurë për mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësisë në internet.

sajbernasilstvo - naslovna-alb

Sajberdhuna… edhe kjo është dhunë

Shoqërimi social dhe mundësitë e shumta që i ofron interneti janë karakteristikat e shekullit XXI, por a ke menduar ndonjëherë për rreziqet e mundshme në mjediset virtuale, dhe për atë se kush dhe si mund të jenë miqtë tu virtualë? Sajberdhuna është problem real i ditëve të sotme, ndërsa viktimë mund të jetë çdokush, duke të përfshirë edhe ty. Ja disa shembuj që do të ndihmojnë ta kuptosh se çka është sajberdhuna, çfarë formash merr, si të ballafaqohesh me të dhe si ta pengosh atë.

pp-alb

Udhëzues për TKI i Metamorphosis Nr. 6 – Si deri te politika për privatësi? (Botimi i dytë)

Publikimi i politikës për privatësi, u mundëson e-botuesve një bazë për ta përfituar besimin e vizitorëve të ueb-faqeve të tyre, nëpërmjet informimit transparent për atë se cilat të dhëna të tyre i mbledhin dhe i shfrytëzojnë.

fejsbuk-alb

Udhëzues për TKI i Metamorfozis Nr. 8 – Si ta mbrojmë privatësinë në Facebook?

“Udhëzuesi për TKI” i tetë me radhë i fondacionit Metamorfozis ka të bëjë me gjithë shfrytëzuesit e Facebook-ut, pa marë parasysh mënyrën dhe nivelin se si e shfrytëzojnë këtë rrjet. Ai paraqet “udhëzim të shkurtër për përdorim” të të gjitha opsioneve ekzistuese për mbrojtjen e privatësisë, që është shumë e rëndësishme për ata që i ndajnë shpesh me të tjerët qëndrimet, komentet, linket…, që i shpiejnë te përmbajtjet që pëlqejnë ose të cilat i përkrahin, te fotografitë personale dhe ato të të tjerëve që janë gjetur para foto-objektivit të tyre. Edhe pse ky udhëzues, para së gjithash, do t’u ndihmojë […]

Sigurte-ne-internet

DORACAK PËR TIK: Sigurtë në internet

Siguria e fëmijëve në internet: si mund të rriturit t’i ndihmojnë fëmijët në mbrojtjen nga rreziqet potenciale të internetit, derisa njëkohësisht u tregojnë për përmbajtjet dhe shërbimet që mund të jenë të dobishme?Fëmijët dhe adoleshentët e përdorin internetin për gjithçka. Shpesh, interneti është vend i dobishëm për ta, falë të cilit ata fitojnë aftësi, përvoja dhe njohuri të reja, por njëkohësisht ekzistojnë edhe rreziqe reale që mund të ndikojnë në privatësinë dhe sigurinë vetjake të tyre, madje mund ta vënë në pyetje sigurinë e gjithë familjes. Derisa janë në internet, fëmijët tuaj mund të hasin në informata apo fotografi ...