Menyja

Janë paratë tuaja

Periudha e realizimit: 1 nëntor – 30 dhjetor, 2015   Me projektin “Janë paratë tuaja”, Metamorfozis arriti të krijojë kapacitete për prodhimin e video-dokumentarëve për çështjet aktuale shoqërore të fokusuara në gazetarinë hulumtuese, sa i përket shpenzimit të parave të obliguesve tatimorë në Maqedoni. Brenda një afati të shkurtër kohor u formua, i trajnua dhe u pajis një rrjet i korrespodentëve, i cili prodhoi, publikoi dhe promovoi 6 video-storje nga 6 rajone të ndryshme të vendit. Aktivitetet e projektit përfshinë përgatitjen dhe ndërtimin e kapaciteteve të rrjetit të korrespodentëve, produksion të video-storjeve, si dhe publikimin dhe ...

we-go

We-go

Qëllimi i projektit We-Go është që me sukses t’i përcjellë dhe t’i përshtasë “Shembujt dhe njohurit e mira për e-Qeverisje” dhe të mundësojë realizim të projekteve të mëtutjeshme duke i përfshirë еdhe masat shoqëruese për përforcimin dhe avancimin e hulumtimeve për e-Qeverisje në vendet e Ballkanit Perëndimor së bashku me partnerët e Bashkimit Evropian. Projekti We-Go do t’i ndihmojë administratës publike në vendet e Ballkanit Perëndimor të jetë më produktive dhe më e drejtë duke:  Vendosur kornizë për interoperabilitet për e-Qeverisje me fokus në shërbimet transaksionale ndërkufitare dhe duke siguruar shembuj më të ...

YM_web_draft_3_conf-300x78

Iniciativa Të rinjtë dhe mediat në Evropën Juglindore

Projekti “Të rinjtë dhe media” ka për qëllim ta analizojë pozitën e të rinjve dhe të mediave në 11 vende të Evropës Juglindore. Fondacioni Metamorfozis dhe Forumi arsimore rinor, aktivitet fillestar në këtë projekt e realizuan një hulumtim që kishte për qëllim t’i analizojë raportet ndërmjet të rinjve dhe mediave. Hulumti e shqyrtoi pozitën e të rinje në media, nevojat e të rinjve nga mediat, si dhe integrimin e tyre në media. Hulumti i realizua në Maqedoni, si dhe në: Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Shqipëri, Serbi, Greqi, Turqi, Bullgari dhe Greqi. Ky hulumtim është i pari në këtë […]

Open_Access_PLoS

Qasje e hapur

Potencialit aktual të krijuesve të përmbajtjes Qasje e hapur u mungon vetëdija për potencialin e plotë të teknologjive dixhitale dhe nganjëherë u mungojnë disa aftësi themelore në lidhje me përdorimin e sistemeve softuerike. Më akut, shumë akademikë, shkencëtarë dhe hulumtues nuk arrijnë të qasen aspak në debatin shkencor dhe rrallë i publikojnë rezultatet e punës së tyre, siç janë numri e citimeve dhe masat tjera shkencore / akademike të cilat luajnë rol shumë të vogël në avancimin e karrierës së tyre, në krahasim të ndikimeve politike ose personale. Ata gjithashtu nuk janë të vetëdijshëm për konceptin e përgjithshëm të Qasjes së hapur dhe ...

m_250x250

Privatësia në internet

Metamorfozis do të bëjë vlerësimin e praktikave dhe procedurave të institucioneve, organizatave dhe firmave për trajtimin e të dhënave personale. Për këtë qëllim do të zhvillohet një metodologji speciale nga ana e një grupi interdiciplinar të punës. Vlerësimi do të shërbejë si bazë për zhvillimin e mëtutjeshëm të aktiviteteve të projekteve. Qëllimi i projektit është të rritet mbrojtja e privatësisë në Maqedoni.Përveç kësaj, do të realizohet një fushatë për ngritjen e vetëdijes, e orientuar kah qytetarët, nga njëra anë, dhe kah institucionet që disponojnë me të dhëna personale (kompanitë dhe organet e tjera shtetërore), nga ana tjetër.Grupi ...

8302581049_b452b38697_z

Shoqëritë qytetare dhe teknologjitë e reja në rajonin e Evropës Juglindore – përforcimi i përdorimit kontekstual të teknologjive të reja në punën e sektorit civil

Projekti mundëson krijimin e kanaleve të komunikimit dhe mundësive për bashkëpunim me organizata të tjera qytetare dhe institucione të tjera, e cila krijon një bazë të frytshme për të bashkëpunuar në projektet e ardhshme që synojnë arritjen e qëllimeve të përbashkëta në nivel rajonal. Qëllimi i përgjithshëm: Lidhja e iniciativave të organizatave qytetare në nivel rajonal me përdorimin e teknologjive të reja dhe krijimin e një bazë për shkëmbimin e informacioneve dhe bashkëpunimeve. Qëllimi specifik: Rritja e kapaciteteve të organizatave qytetare për zbatimin e teknologjive të reja në mënyrë që të arrijnë qëllimet e tyre në sferat e ...

eriders

е-Rajderët

Projekti e-Rajderët (blogu zyrtar i projektit) e përforcon kapacitetin e organizatave qytetare (OQ) në Maqedoni që ti përcjellin mesazhet e tyre, të inkurajojnë pjesëmarrjen qytetare në jetën shoqërore, të bashkëpunojnë dhe ti shërbejnë më mirë shoqëritë e tyre.  E-rajderët (e-kalorësit në gj. angleze) janë konsulentë mobil të cilat sigurojnë përkrahje për organizatat qytetare për shfrytëzim optimal të teknologjive informatike dhe komunikimit (TIK) si një mjet për kryerjen efikase të aktiviteteve dhe arritjen e misionit dhe qëllimeve të tyre. Ata organizatave qytetare të Maqedonisë u sigurojnë përkrahje teknike falas dhe ndihmë në zhvillimin e ...

mapa_digitalni_klubovi

Klubet digjitale

Në kuadër të projektit Klubet digjitale, fondacioni Metamorfozis hapi 12 klube digjitale në territorin e Republikës së Maqedonisë. Klubet digjitale ofrojnë numër të madh aktivitetesh dhe shërbimesh që përfshijnë qasje në TIK nga ana e banorëve të komunitetit, me qëllim të përkrahjes së zhvillimit të tyre social dhe ekonomik. Klubet digjitale i plotësojnë standardet e Metamorfozis për e-pika. Misioni i klubeve digjitale është sigurimi i edukimit, qasje deri te bazat elektronike të të dhënave, përdorimi i shërbimeve elektronike dhe zhvillimi i vetëdijes për teknologjinë informatike dhe demokracinë, si dhe promovimi i metodologjive dhe ideve që do të ...

Screen Shot 2014-09-18 at 11.49.46 AM

Rritja e përdorimit të ueb faqeve qeveritare si një instrument për transparencë, llogaridhënie dhe e-pjesëmarrje

Projekti hulumtues analizoi nivelin aktual të përdorimit të ueb faqeve qeveritare në nivel komunal dhe shtetëror (ueb faqet .gov.mk) në fushën e transparencës, llogaridhënies dhe e-pjesëmarrjes në vendimmarrje dhe ka siguruar rekomandime se si të tejkalohen pengesat që parandalojnë realizimin e potencialit të plotë të teknologjive të reja në këto lëmi. Shkalla e përdorimit të teknologjive të reja për komunikim nga ana e organeve të pushtetit nuk është hetuar plotësisht, dhe hulumtime të mëtejshme janë të nevojshme. Projekti analizoi praktikën aktuale të përdorimit të ulët të ueb faqeve .gov.mk për transparencën, llogaridhënien dhe konsultimet publike...

logo-sledi-gi-parite

Ndiqi paratë

Shërbimi “Ndiqi paratë” (www.SlediGiParite.mk) ka për qëllim ta afrojë politikën fiskale të vetëqeverisjeve lokale të Maqedonisë te qytetarët, duke i paraqitur buxhetet e tyre në mënyrë të thjeshtë dhe transparente, gjegjësisht të hyrat dhe të dalat e komunave prej vitit 2008 e deri më sot. Informatat që i përmban shërbimi do t’u mundësojnë qytetarëve ta ndjekin harxhimin e komunave të tyre, me qëllim që të ngritet vetëdija për kualitetin dhe kuantitetin e shpërndarjes së parave.