CATEGORY

GNU/Linux festivali instalues

Softueri i lirë Maqedoni organizoi festival instalues me ç’rast falas mund të instalohej sistemi operativ GNU/Linuz në kompjuterët e qytetarëve të interesuar.Softueri i lirë Maqedoni, më 15.05 dhe 16.05 (prej orës 11:00 deri në ora 20:00) në Sallën e vogël të Kuvendit komunal të Shkupit, organizoi festival instalues, ku mundej, me ndihmën e shfrytëzuesve me përvojë, falas të instalohet sistemi operativ GNU/Linux në kompjuterët e qytetarëve të interesuar.Qëllimi i këtij aksioni ishte popullarizimi i këtij sistemi operativ në mesin e përdoruesve të kompjuterëve në Maqedoni dhe promovim i Softuerit të lirë si alternativë kundrejt softuerit jo të lirë. Në Install Fest u instalua softuer legal.Softueri i lirë nga UNESCO-ja është shpallur si “e mirë publike” dhe është përfshirë në strategjinë për zhvillim informatik të BE-së.Më shumë informata në: http://www.ossm.org.mk/installfest/

A po afrohet fundi i Netscape?

Pushimet nga puna në AOL mund të nënkuptojnë se jeta e browser-it është e kufizuar. Këmbanat e vdekjes biejnë për Netscape browser-in thonë analistët, pasi që në mesin e korrikut AOL pushoi nga puna rreth 50 Netscape-punëtorë softuerik. Qëllimi kryesor është që të të fokusohen kah browser-teknologjia Mozilla. AOL kuptoi se koha, mundi dhe fondet e nevojshme për zhvillimin e browser-it personal janë shumë të mëdha, veçanërisht në mjedisin ku shumica e Internet shfrytëzuesve përdorin Internet Explorer. Aksionet e AOL mund të nënkuptojnë fund për Netscape, por në të njëjtën kohë mund të kuptohen si fillim i Mozilla browser-it . U themelua Mozilla Foundation, e cila në dy vitet e ardhshme do të financohet nga AOL, tek e cila do të punojnë disa punëtorë softuerik nga AOL e cila do të jetë përgjegjëse për të promovuar e-mail software-in dhe Mozilla browser-in. Pavarësisht deklaratave të studiuesve se pas kësaj nuk presin version të ri të browser-it Netscape, përfaqësuesi i AOL, Andrew Weinsten, hodhi poshtë akuzat se po afrohet fundi i saj, duke thënë se do vazhdojnë edhe më tej ta mbështesin dhe përfshijnë në strategjinë e tyre. Edicioni i fundit i browser-it ndodhi në gusht të vitit 2002, kur doli versioni 7.0. edhe pse sipas disa raporteve gazetare, shumica e Netscape përdoruesve asnjëherë nuk e përditësuan versionin e tyre 4.7. Netscape ishte shfletuesi më i popullarizuar në vitet e para të Web historisë. Në