CATEGORY

Rregullativa e BE-së për mbrojtjen e të dhënave ngec përsëri

Më 6 dhjetor 2013, ministrat për drejtësi të BE-së përsëri bënë hapa mbrapa në miratimin e Rregullativës për mbrojtjen e të dhënave në BE. Komisari për drejtësi i BE-së, Vivien Reding këtë ditë e konsideron dëshpëruese për privatësinë e të dhënave. Çka ndodhi kësaj radhe? “Ministrat nuk deshën të marrin vendime të shpejtuara”, deklaroi para gazetarëve ministri lituanez për drejtësi, Juozas Bernatonis. Shkak për shtyrjen si duket është i ashtuquajturi parim njësportel me të cilin harmonizohet marrja e vendimeve në BE. Hubert Ligal, shef i shërbimit juridik të Këshillit të Evropës, deklaroi se me këtë parim minohen të drejtat e njeriut të qytetarëve. “Problemi me rezultatet që i fitoni në aspekt të respektimit të funksionimit të drejtësisë dhe të drejtave të njeriut, ndërsa unë si këshilltar juridik patjetër duhet t’u tregoj se ajo është një rezultat shumë i keq”. Ligal konsideron se me sistemin njësportel të BE-së, qytetarët e BE-së, të dhënat e të cilëve janë përdorur gabimisht nga ana e një kompanie me seli në një vend tjetër anëtar të BE-së, do të ballafaqohen me pengesa gjuhësore dhe financiare që do t’i dekurajojnë për të shkuar në gjyq. Reding reagoi duke thënë se tani bisedimet duhet të jenë në fazë “politike” në vend të fazës “juridike”, duke e potencuar faktin se legjislacioni aktual për mbrojtjen e të dhënave është i fragmentuar, jokonsistent, dhe se duhet të korrigjohet. Ajo insistoi se shqyrtimi juridik

Me vendimin e përkohshëm të Gjykatës Evropiane dënohet ruajtja masovike të të dhënave për komunikimet

Avokati gjeneral i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë dha një Mendim për Direktivën Evropiane që është katastrofal, dhe me të cilin kërkohet nga ofruesit evropianë të shërbimeve të telekomunikimit t’i ruajnë të dhënat e të gjitha komunikimeve elektronike në periudhë prej gjashtë muajsh deri në dy vjet.Rastin e sollën në Gjykattë anëtarët e EDRI-t – Digital Rights Ireland dhe AKVorrat.at në bashkëpunim të ngushtë me anëtarët austriakë të EDRI-t – IfNf dhe VIBE.Në Mendimin e avokatiti gjeneral thuhet se Direktiva “si tërësi nuk përputhet me nenin 52(1) të Kartës për të drejtat themelore të Bashkimit Evropian”. Masa nuk është e domodoshme dhe “nuk i plotëson qëllimet e interesit të përgjithshëm që janë të pranuara nga BE-ja. Pastaj, neni 6 i Direktivës është në kundërshtim me nenet 7 dhe 52(1) të Kartës”.”Lëshimet e Direktivës 2006/24/BE ishin tepër të qarta që kur ajo u propozua fillimisht nga ana e Komisionit Evropian. As në atë kohë kur propozimi u dorëzua për herë të parë, e as në ndonjë kohë tjetër më vonë, Komisioni Evropian nuk kishte mundësi të gjenerojë dëshmi të besueshme se masa ishte e nevojshme”, thotë Xho Meknejmi, drejtor ekzekutiv i EDRI-t.E ballafaquar me keqpërdorimet e të dhënave që do të ruheshin sipas Direktivës – e të cilat i theksoi në raportin e saj të evaluimit – Komisioni Evropian nuk bëri asgjë.E ballafaquar me raste ku qeveritë demokratike vendosën të mos e zbatojnë legjislacionin e

Si ballafaqohen kompanitë që ofrojnë zgjidhje për antivirus me softuerin qëllimkeq të sponsoruar nga shteti

Muajin e kaluar, kolacioni ndërkombëtar i organizatave për të drejtat qytetare dhe ekspertët akademik i pyetën kompanitë që shesin softuer për antivirus se si ballafaqohen me softuerin qëllimkeq që sponsorohet nga shteti. Disa prej tyre tashmë u përgjigjën, ndërsa përgjigjet janë interesante. Letra e përgatitur nga Bits of Freedom dhe e nënshkruar nga organizatat siç janë EDRI, disa anëtarë të EDRI-t dhe ekspertë për siguri, siç është Brus Shnajer, iu dërgua kompanive të ndryshme që përprilojnë zgjidhje për antivirus (lista e plotë gjendet më poshtë). Në letër, koalicioni shkruan se këto kompani kanë rol të rëndësishëm në ofrimin e sigurisë dhe në ruajtjen e besimit të shfrytëzuesve të internetit, të cilët kryejnë aktivitete të ndjeshme, siç janë aktivitetet bankare elektronike. Prandaj, atyre iu bë një lutje që të përgjigjen në këto katër pyetje:1) A kanë zbuluar deri tani përdorim të softuerit të sponsoruar nga shteti për qëllime të mbikëqyrjes;2) A kanë marrë ndonjëherë kërkesë prej ndonjë qeverie të mos e zbulojnë softuerin e tillë, ose, në qoftë se e zbulojnë, të mos e njoftojnë shfrytëzuesin për atë softuer qeveritar;3 ) A kanë miratuar ndonjëherë një kërkesë të tillë;4 ) Si do t’i përgjigjeshin kërkesës së tillë në të ardhmen.Deri në këtë moment u përgjigjën vetëm një numër i vogël shitësish të zgjidhjeve për antivirus: ESET, F-Secure, Norman Shark, Kaspersky, Panda dhe Trend Micro. Të gjitha kompanitë e konfirmuan zbulimin e softuerit qëllimkeq të

Supervizori evropian për mbrojten e të dhënave: Duhe të përfundohen edhe shumë punë

Në njoftimin për shtyp të publikuar më 15 nëntor 2013, Supervizori evropian për mbrojtjen e të dhënave (EDPS) e kritikoi propozimin e Komisionit, për Rregullativë me të cilën përcaktohen masa për tregun e vetëm evropian për komunikime elektronike.Qëllimi i paralajmëruar i kësaj Rregullative është të lehtësohen kushtet për ofruesit e shërbimeve të telekomunikimit, të standardizohen produktet që shiten me shumicë me qëllim të harmonizimit të të drejtave të shfrytëzuesve të fundit. Në përgjithësi, Hastinks, e miraton idenë të përfshihet neutraliteti i internetit, por thekson se me Rregullativën hapet mundësi për keqpërdorime nga ana e ofruesve të internetit të cilëve do t’u lejohet ligjërisht ta ndjekin dhe të menaxhojnë me trafikun në internet të shfrytëzuesve të tyre. Hastinksi shprehu shqetësim serioz, veçanërisht në aspekt të analizave të thella të pakove (DPI):“Çdo përcjellje dhe kufizim i aktivitetit të shfrytëzuesve në internet duhet të bëhet vetëm që të arrihet qëllim konkret dhe legjitim. Përcjellja dhe kufizimi i komunikimeve të shfrytëzuesve në internet në këtë propozim është në kundërshtim me legjislacionin evropian, si dhe me Kartën e BE-së për të drejtat themelore. Përzierja e tillë në të drejtën për mbrojtjen e të dhënave personale, besueshmërinë e të dhënave dhe privatësinë nuk do të kontribuojë në masë të konsiderueshme për kthimin e besimit të klientëve në tregun për komunikime elektronike në Evropë”.Propozimi aktual do t’u mundësojë interpretime të gjera ofruesve të shërbimeve për kontroll të aktiviteteve në internet

Qeveria ruse përpiqet ta rrisë kontrollin mbi internetin

Organet ruse të sigurisë ndërmarrin masa të reja për zgjerimin e mbikëqyrjes së tyre të internetit, duke kërkuar nga ofruesit e internetit që përkohësisht t’i ruajnë të gjitha të dhënat e trafikut në internet dhe t’ia vënë ato në dispozicion të Shërbimit federal për siguri (FSB). Sipas një artikulli të botuar në gazetën Kommersant, Vympelkom, pronari i rrjetit celular Beeline ka parashtruar ankesë deri te Ministria për komunikime në lidhje me dispozitën e re të publikuar më 21 tetor 2013, të përgatitur nga ministria nl bashkëpunim me FSB-në, me të cilën do të kërkohet nga ofruesit e internetit që ta ndjekin gjithë trafikun në internet, duke i përfshirë edhe adresat IP, numrat e telefonit dhe emrat shfrytëzues.Dispozita që duhet të hyjë në fuqi në korrik të vitit 2014, poashtu kërkon nga ofruesit e internetit që t’i ruajnë të dhënat e trafikut 12 orë pasi janl mbledhur ato dhe t’u japin qasje ekskluzive deri te ato shërbimeve të sigurimit. Vympelkom thotë se me këtë dispozitë shkilen disa nene të Kushtetutës ruse, duke e përfshirë edhe të drejtën për privatësi dhe gjykim të drejtë.Xhulius Tai, udhëheqës i firmës së avokatëve Bartolius konsideron se me këtë dispozitë shkilet jo vetëm Kushtetuta, por edhe Kodi penal, Ligji për procedurë penale dhe Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale. “Mundësitë aktuale juridike dhe teknike për qasje deri te të dhënat personale të shfrytëzuesve në internet nga ana e

Vota për mbrojtjen e të dhënave – një hap para, dy hapa të mëdhenj prapa

Komiteti për liri qytetare i Parlamentit Evropian votoi për ardhmërinë e privatësisë dhe të të dhënave në Evropë.E përshëndesim përkrahjen e parlamentarëve dhe angazhimet për përmirësimin e disa elementeve të rëndësishme dhe të vlefshme në propozimin fillestar të Komisionit. Veçanërisht jemi të kënaqur që Komiteti vendosi ta heqë propozimin e Komisionit me të cilin do t’u mundësohej vendeve anëtare ta përjashtojnë vetëveten nga zbatimi i rregullave për profilim.Mirëpo, jemi të shokuar dhe të dëshpëruar që parlamentarët votuan për futjen e zbrazëtirave të mëdha me të cilat minohet i gjithë propozimi.”Nëse miratohet, ky propozim do të inicojë një “sezon të hapur” për kompanitë e internetit që në mënyrë të heshtur të t’i mbledhin të dhënat tona, të krijojnë profile dhe t’ia shesin identitetin tonë ofruesit me çmim më të lartë”, deklaroi Xho Meknejmi, drejtor ekzekutiv i Rrjetit evropian për të drejtat digjitale. “Kjo është gjithnjë e më zhgënjyese, për shkak se e minon punën e mirë që është bërë deri tani”, shtoi ai.Përkundër, pothuajse storjeve të përditshme për të dhëna të humbura, që u janë përcjellë qeverive të huaja ose janë marrë nga to, deputetët tanë miratuan një tekst në të cilin thuhet se ndjekja korporative dhe profilimi i njerëzve nuk duhet të kuptohet si diçka që do të ketë ndikim të madh në liritë dhe të drejtat tona.Komiteti e zgjeroi diapazonin e rrethanave në të cilat kompanitë mund t’i përpunojnë të dhënat e

Grupet për të drejtat e njeriut apelojnë deri te Parlamenti Evropian të votojë për rregulla të fuqishme për mbrojtjen e të dhënave

Komiteti për liri qytetare të Parlamenti Evropian më 21 tetor do të vendosë për ardhmërinë e mbrojtjes së privatësisë dhe të dhënave në Evropë. Zbulimet e paradokohshme për mbikëqyrjen e kryer nëpërmjet disave nga kompanitë më të mëdha në internet, e potencuan nevojën urgjente për azhurnimin e rregullave për privatësi në Evropë.Rregullativa do të ketë ndikim të madh mbi mjedisin digjital të njerëzve, kompanive dhe organeve shtetërore. “Kemi zgjedhje ndërmjet rregullave të qarta, të harmonizuara, të parashikueshme dhe të zbatueshme nga të cilat qytetarët dhe kompanitë evropiane do të kenë dobi, ose rregullave të paqarta dhe të paparashikueshme nga të cilat dobi do të kenë vetëm monopolet me të dhëna dhe avokatët”, deklaroi Joe McNamee, drejtori ekzekutiv i EDRi-t.Organizatat qytetare janë të brengosura se çfarë do qoftë dobësim i rregullave dhe parimve evropiane për mbrojtjen e të dhënave do t’i minojë të drejtat dhe liritë e qytetarëve evropianë. Muajt e kaluar treguan se sa e rëndësishme është të kufizohet mbledhja e të dhënave në minimumin e nevojshëm, që të sigurohet privatësia dhe të mbrohet e drejta e individëve t’i fshijnë të dhënat e tyre nga shërbimet onlajn. Parlamenti Evropian tani ka përgjegjësi të sigurojë se Evropa do të fitojë rregulla të fuqishme për mbrojtjen e të dhënave, për një treg konkurent dhe të harmonizuar.Rregulliva do të jetë e fuqishme vetëm aq sa do të jetë e fuqishme hallka e saj më e dobët,

Letër e përbashkët për mbikëqyrjen e tregut dhe për Rregullativën për siguri të produkteve

Më 2 tetor 2013, ЕDRi nënshkroi letër të përbashkët me grupet dhe organizatat e tjera (CCIA , EDIMa , EuroISPA , EEA dhe EMOTA) duke kërkuar nga institucionet kompetente të BE-së të veprojnë në lidhje me ndryshimet dhe plotësimet e propozim-rregullativave për mbikëqyrje të tregut dhe për siguri të produkteve që do të mund të kishin pasoja afatgjata mbi tregtinë nëpërmjet internetit dhe lirinë e ndërmjetësuesve në internet.Në letër kërkohet të mos zgjerohet diapazoni i Rregullativës për përfshirjen e pronësisë intelektuale, për shkak se me këtë do të minohej siguria juridike dhe do të vendosej ngarkesë tepër e madhe mbi kompanitë, e veçanërisht mbi ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.Poashtu, në tekst përmenden një numër i madh amandamentesh që do ta minonin parimin e neutralitetit teknologjik dhe do ta ngarkonin e-tregtinë me ndarjen e tregtisë “onlajn” dhe me kërkesën, ndërmjetësuesve t’u imponohen obligime joadekuate, duke kërkuar prej tyre të bëjnë mbikëqyrje të përgjithshme. Kjo do të ishte në kundërshtim me legjislacionin aktual evropian, Kartën për të drejtat e njeriut dhe vendimet e fundit të Gjykatës evropiane të drejtësisë për SABAM-in.Burimi: ЕDRI-gram „Joint letter on Market Surveillance and Product Safety Regulation“ nr. 11.19, tetor 2013.

Snowdeni nominohet për Shpërblimin Saharov për vitin 2013

Edward Snowden, informatori që e zbardhi mbikëqyrjen e komunikimeve elektronike nga NSA, GCHQ dhe shërbimet e tjera të zbulimit, është nominuar për Shpërblimin Saharov për vitin 2013 për lirinë e të menduarit, nga ana e Partisë së të Gjelbërve EFA dhe grupi GUE/NGL. Shtatë të nominuarit për Shpërblimin Saharov për vitin 2013 u prezantuan në një takim të përbashkët të Komisionit për punë të jashtme dhe atij për zhvilllim dhe të Nënkomisionit për të drejtat e njeriut, më 16 shtator të vitit 2013. Shpërblimi u ndahet individëve ose organizatave që kanë dhënë kontribut të çmueshëm për avancimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore.Anëtari i EDRi-t, “Neni 19”, i përkrahur nga EDRi, shkroi letër përkrahjeje për nominimin e Edward Snowdenit:”Shpërblimi Saharov për lirinë e të menduarit u ndahet individëve që punojnë në mënyrë aktive në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, e posaçërisht për të drejtën për lirinë e të shprehurit. Konsiderojmë se Edward Snowdeni tërësisht i plotëson këto kritere dhe do të ishte fitues i denjë i këtij shpërblimi.Siç e dini, në maj të vitit 2013, Snowdeni i zbuloi përmasat e rrezikimit të të drejtave themelore të njeriut dhe të privatësisë së miliona njerëzve anembanë botës, nga ana e agjencive nacionale të sigurisë dhe mbikëqyrjen e tyre gjithëpërfshirëse.Duke e bërë këtë hap, me rrezik të madh personal, ai tregoi guxim të madh për mbrojtjen e të drejtave të

Spanjë: Propozohen masa të reja për vendosjen e linkeve deri te ueb-faqet gjoja ilegale

Spanja planifikon të fusë dënime për publikimin e linkeve deri te përmbajtjet (gjoja) piraterike. Për dallim nga situata prej para disa vitesh, Spanja tashmë gjithnjë e më tepër lëshon në presionin e SHBA-ve, pasi u kërcënua se do të futet në grupin e vendve të listës së zezë. Pasi u zgjodh në dhjetor të vitit 2011, kryeministri Mariano Rahoj, vazhdoi ta rrisë legjislacionin anti-piraterik në Spanjë, duke e përfshirë edhe ligjin Sinde. Më 20 shtator 2013, qeveria spanjolle, miratoi ndryshim dhe plotësim të Kodit penal duke futur dënime për administratorët e ueb-faqeve që ofrojnë linke deri te veprat autoriale pa lejen e pronarëve të këtyre veprave. Shkelësit mund të ballafaqohen me dënime me burg deri në gjashtë vjet. Deri tani, ligji i dënonte vetëm ata që shumëzonin ose distribuonin materiale të mbrojtura me të drejtat autoriale.Ndryshimi ka të vëjë vetëm me ata që vendosin linke deri te materiale që janë të mbrojtura me të drejtat autoriale “që ofrohet në mënyrë ilegale nga palë të treta, për qëllime komerciale”, duke i përfshirë edhe ata që realizojnë “profit të drejtpërdrejtë ose indirekt”, por jo edhe individët që shpërndajnë fajlla ose ata që përdorin softuer P2P ose shfrytëzuesit e ueb-faqeve që hostojnë linke.Mediat, ekspertët juridikë, e bile edhe autorët janë skeptikë sa i përket proporcionalitetit dhe efikasitetit të ndryshimit të ri. “Nuk besoj se me këto masa do të zgjidhet problemi. Shfrytëzuesi i fundit duhet të