Publikohet Monitorimi i mediave – Analizë e përmbajtjeve mediatike që kanë të bëjnë me qeverisjen e mirë

Si pjesë e projektit – Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjeti i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore – ACTION SEE, konsorciumi i përbërë nga 6 vende të rajonit dhe Fondacioni Westminster për Demokraci, punuan në përgatitjen e Monitorimit të mediave – Analizë e përmbajtjeve mediatike që kanë të bëjnë me qeverisjen e mirë, për secilën nga 6 vendet e rajonit.

 

Qëllimi i kësaj analize është të japë një pasqyrë se si raporton mediat në lidhje me çështjet e qeverisjes së mirë, transparencës, llogaridhënies dhe çfarë lloj iniciativash dhe aktivitetesh qytetare janë ndërmarrë, gjegjësisht cilat tema të projekteve janë trajtuar. Qëllimi i analizës është të zbulojë se çfarë lloj ndryshimesh kanë shkaktuar mediat duke i publikuar dhe duke i trajtuar këto tema në nivel të politikave, ndryshimeve ligjore apo organizimit të debateve publike me qëllim që të shkaktojnë ndryshime, plotësime në kuptimin legjislativ, ose të ndryshohen situata të caktuara përmes aktivizmit qytetar.

Në këtë mënyrë, kontribuojmë në përfundimin se mediat luajnë rol kyç në zhvillimin e proceseve reformuese, si dhe në kushtet që kanë të bëjnë me temat e qeverisjes së mirë në vend dhe në rajon. Mediat përmes publikimeve të tyre kontribuojnë çdo ditë për ndryshimet në zhvillimin e politikave në nivel kombëtar dhe lokal, siç është rasti me shembujt që janë diskutuar më poshtë në këtë analizë: mjedisi më i pastër jetësor, shëndetësia dhe shpenzimi i parave publike.

Duke pasur parasysh se të njëjtat analiza si në këtë dokument janë përgatitur edhe në vendet partnere të projektit ACTION SEE, konstatimet përmbyllëse të këtij lloji janë referencë edhe për gjendjet rajonale në mediat.

 

Shkarkoni analizën për Maqedoninë e Veriut në këtë link.

 

Dokumenti është në dispozicion në gjuhën angleze dhe maqedonase.

 

Projekti Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore – ACTION SEE, implementohet nga Fondacionit Metamorfozis, Fondacioni Westminster për demokraci, CRTA – Qendra për hulumtim, transparencë dhe llogaridhënie, Shoqata e qytetarëve “Why not?, Qendra për tranzicion demokratik -CDT, Open Data Kosovo (ODK), dhe Lëvizja Mjaft!.

Pikëpamjet e shprehura në këtë tekst janë ekskluzivisht të autorëve.

Strategjia për Transparencë e Qeverisë së RMV-së, me Plan Veprimi për periudhën 2023-2026

Qeveria ka shqyrtuar dhe miratuar Strategjinë për Transparencë të Qeverisë së RMV-së, me Plan Veprimi për periudhën 2023-2026, të propozuar nga Kabineti i Zëvendëskryeministres për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska. Fushat prioritare, sipas Strategjisë, janë: avancimi i transparencës aktive, avancimi i qasjes në informata me karakter publik, avancimi i transparencës fiskale të Qeverisë […]

Analizë e E-shërbimeve në komunat në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2023

Digjitalizimi dhe teknologjitë digjitale po e ndryshojnë në mënyrë drastike mënyrën se si jetojmë, punojmë dhe komunikojmë me botën përreth nesh. Kjo është veçanërisht e vërtetë në fushën e shërbimeve publike, ku shërbimet digjitale të qeverisë (shërbimet e e-Qeverisë) i zëvendësojnë gjithnjë e më shumë shërbimet tradicionale të bazuara në letër. Tranzicioni në shërbimet e […]

Vëllimi “Manipulimi i diskursit publik: dezinformimi dhe propaganda”

Vëllimi “Manipulimi i diskursit publik: dezinformimi dhe propaganda” është një përmbledhje e rëndësishme për këdo që dëshiron të kuptojë fushën komplekse të dezinformimit, e cila po përhapet me shpejtësi të madhe vitet e fundit. Një sërë tekstesh, artikujsh botohen në një vend, kontrollime faktesh, analiza dhe rishikime, të cilat i referohen vitit 2023. Ky botim […]