Мени

Vizioni dhe misioni

Vizioni i Fondacionit Metamorfozis

Ne synojmë një shoqëri në të cilën qytetarët e angazhuar dhe të vetëdijshëm përdorin në mënyrë aktive mjete inovative për t’i ushtruar të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre qytetare, të cilët me vigjilencë ndikojnë në qeveritë e tyre dhe kërkojnë llogari prej tyre, duke siguruar me këtë qeverisje demokratike, llogaridhënëse dhe transparente.

Misioni ynë për ta realizuar vizionin

Metamorfozis punon në përforcimin e vetëdijes dhe kapaciteteve të qytetarëve dhe të shoqërisë qytetare për të qenë në gjendje për ta përmbushur sa më shumë rolin e tyre si aktivistë për demokraci, duke i mbështetur institucionet shtetërore në përmbushjen e rolit të tyre për t’i shërbyer shoqërisë.

Programet tona fokusohen në

  • Transparencën dhe llogaridhënien institucionale
  • Zhvillimin e kapaciteteve për qytetari aktive
  • Mbrojtja e të drejtave të njeriut në mjedisin digjital (onlajn)
  • Zhvillimin e mediave

Ne i mbështesim ata që luftojnë për këto elemente themelore të një shoqërie demokratike dhe inkluzive dhe angazhohemi për këtë punë si partnerë me autoritetet dhe qytetarët.

Fondacioni synon të bëhet përfaqësues kryesor kombëtar dhe rajonal për ta mbështetur dhe për ta mundësuar përfshirjen aktive të qytetarëve në proceset e vendimmarrjes dhe llogaridhënien aktive e autoriteteve, me theks të veçantë në përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe shkëmbimin e njohurive.