ACTION VISEGRAD SEE – Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore

02.02.2016

Projektet

Në vendet e Ballkanit Perëndimor, qytetarët dhe organizatat qytetare nuk i shfrytëzojnë sa duhet veglat e TIK-ut për qeverisje të mirë të zhvilluara nga ana e organizatave të tjera apo nga shteti, dhe kjo është kështu si rezultat i mungesës së vetëdijes dhe i shkathtësive. Poashtu, ato nuk janë të inkurajuar që t’i shfrytëzojnë këto vegla për shkak të perceptimit se kontributi i tyre nuk do të shkaktojë ndonjë ndryshim real. Përveç kësaj, institucionet publike nuk e shfrytëzojnë sa duhet potencialin e TIK-ut që të bëhen më të përgjegjshme dhe t’i përfshijnë edhe qytetarët.

Projekti АCTION VISEGRAD SEE, i mbështetur nga Fondi i Vishegradit, do të kontribuojë për tejkalimin e këtyre pengesave duke i bashkuar organizatat qytetare dhe institucionet e rajonit, si dhe duke i potencuar praktikat e mira nga vendet e grupit V4 dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

Qëllimi i projektit ACTION VISEGRAD SEE është promovimi i një shoqërie dinamike qytetare e cila në mënyrë efektive do t’i mobilizojë qytetarët për përfshirje aktive në çështje që kanë të bëjnë me qeverisjen e mirë, dhe e cila do të ndikojë në politikat dhe proceset e marrjes së vendimeve në nivel nacional dhe rajonal në Ballkanin Perëndimor.

Projekti përfshin pesë fusha të veprimit:

  1. Bartjen e njohurive prej vendeve të grupit V4, në lidhje me tejkalimin e sfidave sa i përket qeverisjes së mirë, në kontekst të anëtarësimit në BE.
  2. Ndërtimin e kapaciteteve të organizatave qytetare, duke organizuar trajnime dhe nëpërmjet punës mentoriale;
  3. Mapimin e mekanizmave ekzistuese të e-qeverisë për pjesëmarrje aktive qytetare, si parakusht për qeverisjen e mirë në katër vendet e Ballkanit Perëndimor;
  4. Rrjetëzimin me qëllim të ndërtimit të një baze të gjerë për ta mbështetur ndryshimin progresiv.

 

ACTION VISEGRAD SЕЕ për qeveritë e Ballkanit Perëndimor do të sigurojë udhëzime për respektimin e parimeve të qeverisjes së mirë.

Koordinator i projektit:

Fondacioni Metamorfozis

Maqedoni

Ueb-faqja: www.metamorphosis.org.mk

Organizatat partnere:

1. atlatszo.hu Nonprofit Ltd.

Hungari

Ueb-faqja: www.atlatszo.hu

2. ePanstwo Foundation

Poloni

Ueb-faqja: www.epf.org.pl

3. KohoVolit.eu

Çeki

Ueb-faqja: kohovolit.eu/cs

4. Pontis Foundation

Sllovaki

Ueb-faqja: http://www.nadaciapontis.sk/

5. Center for Democratic Transition

Mali i Zi

Ueb-faqja: www.cdtmn.org

6. CRTA – Center for Research, Transparency and Accountability

Serbi

Ueb-faqja: www.crta.rs

7. Citizens Association Why not?

Bosnje dhe Hercegovinë

Ueb-faqja: http://zastone.ba

Projekti ACTION VISEGRAD SЕЕ është i mbështetur nga :

visegrad_fund_logo_blue

dhe

Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë