Pjesëmarrje aktive qytetare nëpërmjet përdorimit të teknologjive të reja

31.08.2014

Projektet

Projekti ka për qëllim rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve nëpërmjet hapjes së proceseve të tyre për qytetari aktive, të cilat do të çojnë në rritjen e kohezionit të brendshëm të shoqërisë maqedonase dhe përshpejtimin e integrimit të saj në BE. Projekti do të fokusohet në ndërtimin e kapaciteteve lokale për të formuar partneritete dhe rrjete për të zbatuar vlerat e qytetarisë aktive përmes trajnimit kryesisht të orientuara në organizatat jo-qeveritare dhe aktivistëve qytetarë potencijal. Këto aktivitete do të kryhen në bashkëpunim me stafin komunal në komunat ku ka vullnet politik për sigurimin e kushteve për pjesëmarrjen aktive të qytetarëve dhe do të fokusohen në sigurimin e aftësive për lobim dhe avokim të organizatat jo-qeveritare në komunat ku administrata nuk ka asnjë interes për demokraci pjesëmarrëse.

Qëllimet specifike të projektit janë:

  • Ngritja e vetëdijes tek qytetarët, politikanët dhe nëpunësve civil për pjesëmarrje aktive në procesin e vendimmarrjes në nivel lokal.
  • Rritja e kapaciteteve të aktivistëve qytetarë, anëtarëve të organizatave joqeveritare dhe grupeve joformale si dhe qytetarëve individualë për pjesëmarrjen aktive qytetare përmes përdorimit të TIK-ut.
  • Krijimi i një rrjeti të organizatave jo-qeveritare për të lehtësuar dhe për të inkurajuar pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në komunitetet e tyre lokale, në bashkëpunim me komunat.
  • Krijimi i resurseve për pjesëmarrje aktive qytetare në gjuhën maqedonase dhe shqipe, duke përfshirë programin mësimor për trajnim, udhëzues si dhe ueb portal tek i cili do të ruhen resurset dhe me të cilin do të mundësohet shkëmbimi i praktikave më të mira.
  • Krijimi i ueb faqeve lokale përgjenerimin e përmbajtjeve të qytetarëve, të cilat do të shërbejnë për të shpërndarë informacione të përgjithshme për komunat dhe si një platformë për diskutime rreth çështjeve lokale.
  • Rritja e përdorimit të mjeteve ekzistuese digjitale për pjesëmarrje qytetare, sidomos ato të cilat i ofrojnë komunat lokale.
  • Aplikimi i njohurive dhe aftësive për iniciativat lokale të organizuara nga ana e shfrytëzusve të drejtpërdrejtë të projektit.