Menyja
becool-behealthy-dosports

Be cool, Be healthy, Do sports

Në kuadër të projektit "Be cool, Be healthy, Do sports", nëpërmjet programit ERASMUS+, e në organizim të Agjencisë nacionale për të rinj të Maltës, së bashku me organizatat partnere nga Maqedonia -"Metamorfozis – Fondacioni për internet dhe shoqëri" dhe "Ballyfermot Youth service" nga Republika e Irlandës, 8 të rinj nga Maqedonia, në moshë prej 13 deri në 18 vjet do të marrin pjesë në trajnimin që do të realizohet në periudhën prej 24 nëntorit deri më 1 dhjetor të vitit 2018 në Maltë.

Tema kryesore e projektit është të kuptohen dhe të analizohen ndikimet e sportit në jetën e të rinjve dhe ndikimi i drejtpërdrejtë i sportit në shëndetin e tyre. Trajnimi ka për qëllim: përmirësimin e zhvillimit personal të të rinjve, shkathtësive personale dhe aftësive komunikuese dhe fokusin në shkathtësitë e nevojshme për organizimin e aktiviteteve sportive. Gjuha zyrtare e këmbimit rinor do të jetë anglishtja, kështu që pjesëmarrësit do t'i përmirësojnë dhe do t'i zgjerojnë shkathtësitë e tyre për të folur dhe për të dëgjuar në gjuhë të huaj, duke marrë pjesë në punëtorit për: produksion të videos, posterë, përdorim i mençur i mediave sociale dhe njohuri elementare digjitale. Pjesëmarrësit vijnë nga pjesë të ndryshme të Evropës. Kjo do të ndihmojë të përforcohet edhe identiteti evropian i të rinjve. Në fund, të rinjtë do të kenë ide se si mësimi mund të zhvillohet në ambient joformal dhe nëpërmjet përvojave të ndryshme, e jo vetëm nëpërmjet arsimit formal.

Pjesëmarrësit do të marrin Youth certificate – Youth PASS në fund të trajnimit që do t'u shërbejë gjatë arsimit të tyre.

Koordinatore e projektit nga Fondacioni Metamorfozis është: mr. Liljana Pecova - Ilieska