D.A.T.A. – Analizë e të Dhënave për Transparencë dhe Llogaridhënie

01.06.2018

Projektet

Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorphosis“ ka filluar që ta implementojë projektin D.A.T.A. – Data Analytics for Transparency and Accountability (Analizë e të Dhënave për Transparencë dhe Llogaridhënie) e cila përfshin krijimin e një ekipi të vogël për vizualizim të të dhënave, i cili duhet që të punojë drejtpërdrejt me gazetarë dhe aktivistë të sektorit civil.

Qëllimi është që të ndikohet në mënyrën në të cilën gazetarët dhe organizatat qytetare punojnë me të dhënat, gjegjësisht nëpërmjet gazetarisë së bazuar në të dhëna të sigurohet respektim i plotë i standardeve etike dhe profesionale, por edhe të krijohet vlera e shtuar nëpërmjet mënyrës inovative të prezantimit të rezultateve nga analizat e të dhënave.

Në korniza të projektit është e paraparë që të organizohen edhe disa trajnime dyditore për punën me të dhëna në të cilat do të ftohen përfaqësuesit e mediave dhe organizatave qytetare në Maqedoni.