Menyja
eriders

е-Rajderët

Projekti e-Rajderët (blogu zyrtar i projektit) e përforcon kapacitetin e organizatave qytetare (OQ) në Maqedoni që ti përcjellin mesazhet e tyre, të inkurajojnë pjesëmarrjen qytetare në jetën shoqërore, të bashkëpunojnë dhe ti shërbejnë më mirë shoqëritë e tyre.  E-rajderët (e-kalorësit në gj. angleze) janë konsulentë mobil të cilat sigurojnë përkrahje për organizatat qytetare për shfrytëzim optimal të teknologjive informatike dhe komunikimit (TIK) si një mjet për kryerjen efikase të aktiviteteve dhe arritjen e misionit dhe qëllimeve të tyre. Ata organizatave qytetare të Maqedonisë u sigurojnë përkrahje teknike falas dhe ndihmë në zhvillimin e strategjive individuale për përdorimin e TIK. 

Misoni i projektit është të ndihmon OJQ-të të krijojnë strategji të qëndrueshme TIK e përshtatur sipas aktiviteteve të tyre, qëllimeve dhe misionit, të përmirësojnë TIK kapacitetet e OJQ-ve, të rrisin dhe të përmirësojnë cilësinë e raportimit dhe promovimit të përfitimeve të shoqërisë së informatikës dhe të përgadisin TIK strategji efektive të cilat do të mundësojnë që OJQ-të ti shfrytëzojnë për avancimin e aktiviteteve dhe misionit të tyre.