Shoqëritë qytetare dhe teknologjitë e reja në rajonin e Evropës Juglindore – përforcimi i përdorimit kontekstual të teknologjive të reja në punën e sektorit civil

18.09.2014

Projektet

Projekti mundëson krijimin e kanaleve të komunikimit dhe mundësive për bashkëpunim me organizata të tjera qytetare dhe institucione të tjera, e cila krijon një bazë të frytshme për të bashkëpunuar në projektet e ardhshme që synojnë arritjen e qëllimeve të përbashkëta në nivel rajonal.

Qëllimi i përgjithshëm: Lidhja e iniciativave të organizatave qytetare në nivel rajonal me përdorimin e teknologjive të reja dhe krijimin e një bazë për shkëmbimin e informacioneve dhe bashkëpunimeve.

Qëllimi specifik: Rritja e kapaciteteve të organizatave qytetare për zbatimin e teknologjive të reja në mënyrë që të arrijnë qëllimet e tyre në sferat e informimmit, edukimit dhe trajnimit.

Rezultatet e pritura:

  • Përforcim i vetëdijes publike për rëndësinë e zbatimit të koncepteve të resurseve të hapura arsimore, qasje të hapur, softuer të lirë dhe licencë të lirë me qëllim që të kontribohet në përmirësimin e kornizave ligjore dhe institucionale
  • Rritja e kapaciteteve për të krijuar resurse lokale arsimore të lira të disponueshme përmes internetit
  • Vendosjen e metodave të komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet organizatave qytetare në nivel rajonal dhe përmirësimin e kapacitetit të tyre për të përdorur teknologjitë e reja në procesin e realizimit të qëllimeve të tyre për informim dhe edukim
  • Rritja e përdorimit të TIK-ut në procesin e arsimit formal dhe jo-formal