Creative Commons (përmbajtje kreative të përbashkëta)

31.08.2014

Projektet

Creative Commons (përmbajtje kreative të përbashkëta) i shërbejnë interesit publik përmes shkëmbimit të shumtë shprehjes, dijes dhe artit. Qëllimi ynë kryesor është që opinionit maqedonas ti ofrojmë seri të licencave falas për të drejtat e autorit. Këto licenca ndihmojnë njerëzit ti tregojnë botës se veprat e tyre janë të lira për ti shpërndarë, por vetëm nën kushte të caktuara. Projekti u realizua në tre nivele të cilat përfshijnë: zhvillimin e bazës ligjore për vendosjen e strukturës Creative Commons, zhvillimin e bazës teknike dhe ngritjen e vetëdijes në mesin e palëve të interesuara për mundësitë të cilat i ofron Creative Commons.

Për nevojat e bazës ligjore u analizua legjislacioni kombëtar për tu vlerësuar mundësitë e ofruara nga Ligji maqedonas për të drejtat e autorit kundrejt licencës Creative Commons. U përpilua Propozim – Licencë për Creative Commons, ku për të njëjtën kontribuan palët e interesuara relevante. Komuniteti më i gjerë i interesuar shkrimtarë, artistë, akademikë dhe organet e tjera relevante në nivel kombëtar u përfshi në zbatimin e projektit, duke marrë pjesë në zbatimin e disa aktiviteteve të parashikuara nga projekti, e veçanërisht në përpilimin e licencës kombëtare dhe promovimin e mëtutjeshëm të konceptit Creative Commons.