Njerëzit me aftësi të kufizuara janë qytetarë aktivë

31.08.2014

Projektet

Projekti ka për qëllim të ofrojë mundësi më të mira për njerëzit me aftësi të kufizuara, që edhe ata të bëhen pjesëmarrës aktivë dhe të barabartë social dhe ekonomik shoqërinë e Maqedonisë.

Rezultatet e pritura:

  • Publiku, e posaçërisht personat me aftësi të kufizuara do të jenë të informuar në lidhje me teknologjinë ndihmëse dhe përfitimet. Ata do të mësojnë se si mund të përdorin teknologjinë ndihmëse që të kenë më shumë shanse për punësim dhe arsim më të mirë.
  • Studentët me aftësi të kufizuara mund të përdorin këtë teknologji për të komunikuar me mësuesit dhe kolegët e tyre, të shkruajnë detyrat e shtëpisë (njerëzit me aftësi të kufizuara fizike kanë vështirësi gjatë të shkrimit me stilolaps) dhe të qasin informacionet në internet.
  • Personat e moshuar me aftësi të kufizuara do mund të punojnë me kompjuter, me atë do të bëhen më tërheqës tregun e punës. Teknologjia ndihmëse mund të ndihmojë njerëzit me aftësi të kufizuara të konkurrojnë për vende pune dhe në vende të cilat kërkojnë njohuri pune me kompjuterë.
  • Publiku, i cili do të jetë më i ekspozuar ndaj sfidave me të cilat përballen njerëzit me aftësi të kufizuara, do të ndryshojë perceptimin për njerëzit me aftësi të kufizuara se nuk janë në gjendje të marrin pjesë plotësisht dhe të kontribuojnë në shoqërinë. Publiku do të jetë më i hapur dhe do ti pranojë më shumë njerëzit me aftësi të kufizuara.