Model për komunikim efikas ndërmjet komisioneve për marrëdhënie me komunitetet dhe qytetarët (MKE)

31.08.2014

Projektet

Qëllimi i projektit është përmirësimi i marrëdhënieve ndër-etnike dhe përforcimi institucional me qëllim të forcimit të demokracisë në Maqedoni dhe të përshpejtimit të procesit për anëtarësim në BE.

Në qëllimet specifike të projektit janë përfshirë përmirësimi i kapaciteteve të anëtarëve të Komisioneve për Marrëdhënie me Komunitetet (KMK) në mënyrë që të bëhen më efikas, të rritet dukshmëria e tyre dhe aftësia për të punuar në kuadër të kompetencave të tyre ligjore, përmes përdorimit të teknologjive të reja.

Fushat specifike në vijim janë të mbuluara përmes:

  • Krijimi i një platforme komunikimi për KMK – intern ndërmjet anëtarëve të tanishëm, duke përfshirë KMK nga komunat e ndryshme dhe qytetarët; së bashku me procedurat dhe praktikat për përdorimin e kësaj platforme (onlajn sistem për informacione) dhe oflajn aktivitete shtesë.
  • Ndihmë për krijimin e një memorie institucionale për KMK përmes arkivit të rasteve dhe vendimeve si dhe instruksioneve dhe udhëzimeve për të drejtat dhe obligimet e KMK, të disponueshme për administratën komunale dhe qytetarët në përgjithësi.
  • Platforma u përdor në katër pilot komunat, por ishte në dispozicion për të gjitha komunat e tjera, gjatë dhe pas përfundimit të projektit, duke siguruar qëndrueshmëri dhe efekt të riprodhimit.

Projekti ka rritur kapacitetin e Komisioneve për Marrëdhënie me Komunitetet (KMK) në katër pilot komunat multietnike – Dibër, Gostivar, Tetovë dhe Çair – përmes trajnimeve, asistencës teknike, sigurimit të pajisjeve dhe softuerit dhe zbatimit të ngjarjeve publike.

Projekti ka kontribuar në mënyrë të konsiderueshme për të rritur vizibilitetin e KMK dhe zgjerimin e komunikimit midis qytetarëve dhe pushtetit lokal, si parakusht për përmirësimin e menaxhimit të marrëdhënieve ndëretnike në pilot komunitetet dhe zhvillimin e demokracisë në bazë të vlerave evropiane për tolerancë dhe diversitet.