Strategjia kombëtare për zhvillimin e shoqërisë informatike

31.08.2014

Projektet

Më 1.04.2005 grupi punues për shoqëri informatike e miratoi Strategjinë kombëtare për teknologjitë e komunikimit dhe të informatikës (TKI) dhe Planin përkatës aksional. Strategjia kombëtare u pranua nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë më 16.06.2005, ndërsa në Kuvend u votua më 21.09.2005.

Përgatitja e strategjisë dhe e planit aksional u përkrah nga Fondacioni Instituti shoqëri e hapur – Maqedoni (FISHHM), Komisioni për teknologji informatike i Qeverisë së RM-së dhe Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP).

Në vitin 2005 u organizuan forume publike në më tepër qytete në Republikën e Maqedonisë dhe në ueb-faqen e Komisionit për teknologji informatike, me qëllim që të mundësohet pjesëmarrje publike në formësimin përfundimtar dhe miratimin e dokumenteve.

Strategjia kombëtare dhe plani aksional i identifikojnë mekanizmat, kornizat juridike dhe fiskale, që nevojiten për zbatim të qeverisjes dhe arsimit elektronik, iniciativave afariste elektronike dhe zhvillimit të infrastrukturës për TKI.