Privatësia në internet në mënyrë të lehtë

31.08.2014

Projektet

Projekti ka për qëllim të ndihmojë në zhvillimin e demokracisë dhe shoqërisë së hapur në Maqedoni, duke kontribuar në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në fushën e mbrojtjes dixhitale të privatësisë. Objektivat specifike të projektit janë për të rritur vetëdijen e publikut, veçanërisht të fëmijëve, për të drejtat e tyre në lidhje me përdorimin e internetit dhe për tu siguruar informacione dhe njohuri për të mbrojtur këto të drejta përmes mjeteve teknike dhe ligjore.

Rezultatet e pritura:

  • Ngritjen e vetëdijes tek fëmijët për çështjen e privatësisë, veçanërisht për mënyrat se si të zgjidhin këto çështje me anë të përdorimit inovativ të teknologjive të reja, gjë që e bën mësimin më argëtues.
  • Ngritjen e vetëdijes tek prindërit, kujdestarët dhe mësuesit për çështjet e privatësisë dhe rolin e tyre në arritjen e një ambienti të sigurt në internet për fëmijët e tyre.

Periudha e zbatimit: qershor 2009 – korrik 2010