Menyja
step-logo

Projekt për avancimin e turizmit bashkëkohor

Projekti për avansimin e turizmit bashkëkohor (STEP) është kontratë granti e IPA 2, programi i Bashkimit Evropian për bashkëpunim ndërkufitar, alokimet 2014-2015. Partnerët e projektit janë Metamorfozis, Fondacioni për Internet dhe Shoqëri, Qendra për zhvillim të regjionit planor të Pollogut dhe Këshilli I qarkut të Elbasanit. Kohëzgjatja e projektit: 27 muaj

Qëllimet:

  • Promovimi i një sektori turistik aktiv që përshtatet në mënyrë efektive ndaj nevojave të tregjeve vendore dhe ndërkombëtare
  • Rritja e kapaciteteve të bizneseve turistike dhe ndërtimi i partneriteteve strategjike dhe bashkëpunimit në vend, rajon dhe më gjerë.
  • Zgjerimi dhe rritja e qasjes strategjike dhe të koordinuar në tregjet turistike  specifike të reja dhe strategjike për bizneset e turizmit
  • Përshpejtimi i rritjes dhe stimulimi i krijimit të vendeve të reja të punës

Elementet kryesore:

  • Ngritja e ndërgjegjësimit dhe kuptimit të nevojës për qasje të re të marketingut në turizëm;
  • Shkëmbimi i informacionit, bashkëpunimi dhe zhvillimi i përbashkët i produkteve brenda zonës ndërkufitare;
  • Ekspertiza lokale midis subjekteve private dhe publike për të zhvilluar politikat dhe standardet e nevojshme që plotësojnë standardet ndërkombëtare për zhvillimin e turizmit;
  • Ndërtimi i strategjisë nëpërmjet konsultimit dhe koordinimit të gjerë
  • rrjetëzimi dhe ndërkombëtarizimi i zinxhirëve të vlerave
  • Ndërtimi i lidhjeve ndërmjet turizmit dhe kulturës
  • Trajnimi dhe mentorim për të forcuar kapacitetin e NVM-ve për përdorim efikas të teknologjisë
  • Mbështetja e projekteve konkrete cilësore për t'u përdorur si shembuj më të mirë për motivimin dhe nxitjen e turizmit ndërkufitar

Rezultatet e pritura:

  • Rritja e kërkesës për turizëm në rajon nëpërmjet rritjes së përmbajtjes dhe aktivitetit në internet;
  • Rritja e kapacitetit të biznesit të turizmit për përdorimin strategjik të teknologjisë informative;
  • Krijimi i rrjetit STEP të entiteteve publike dhe private të informuara dhe të fuqizuara, OSHC-të, grupet e turizmit dhe / ose dhomat e tregtisë;
  • Krijimi I një brendi të besueshëm STEP që krijon besim, cilësi dhe integritet për NVM në rajonin ndërkufitar;
  • Rritja e kapacitetit të bizneseve turistike dhe sipërmarrësve individualë për ndërkombëtarizim, lidhje dhe partneritet;
  • Krijimi i Platformës Ndër-Rajonale të Turizmit Online (iTOP)