Menyja
USAID_CEP_MK-01

Projekti për pjesëmarrje qytetare (CEP)

Data e fillimit të projektit:  17 gusht, 2016                                           

Data e mbarimit të projektit: 17 gusht, 2021

Buxheti (gjatë kohëzgjatjes të projektit):  $9,495,923

Zbatues:   East West Management Institute (EWMI), në partneritet me katër organizata lokale të shoqërisë civile: Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, Asociacioni për iniciativa demokratike (ADI), Fondacioni shoqëri e hapur Maqedoni (FSHHM) dhe Këshilli rinor nacional i Maqedonisë (KRNM).

QËLLIMET

Projekti për pjesëmarrje qytetare do të përforcojë angazhimin konstruktiv të organizatave të shoqërisë civile (OSHC) në politikat dhe çështjet e interesit publik, dhe do të zmadhojnë dhe mbështesë përfshirjen e të rinjve në jetën shoqërore në Maqedoni. Përmes CEP, të rinjtë e inkuadruar dhe OSHC-të do të përfitojnë njohuri, motivim dhe do të zhvillojnë shkathtësi të cilat do t’ju mundësojnë të kontribuojnë në diskutimet rreth politikave publike me qeverinë, sektorin privat, mediat dhe OSHC-të tjera. Qëllimi i përgjithshëm i Projektit për pjesëmarrje qytetare është të përforcojë dhe ngrit kapacitetet e OSHC-ve dhe të rinjve me qëllim të avancimit të politikave publike, përmirësimit të shërbimeve publike, nxitje të qeverisjes së mirë si dhe të kontribuojë në përmirësimin e standardit të jetesës të njerëzve në Maqedoni. Projekti është i përkushtuar për barazi gjinore dhe mbrojtjen e të drejtave të grupeve të përjashtuara sociale në Maqedoni.

 KOMPONENTËT

KOMPONENTI 1: Përforcimi i aleancave të organizatave të shoqërisë civile: përmes Granteve për Partneritet, projekti do të 1) përkrah aleancat e OSHC-ve të bëhen liderë në formësimin dhe pjesëmarrjen konstruktive në çështjet e interesit publik; 2) zmadhon kapacitetin e tyre për përfshirjen dhe inkuadrimin e qytetarëve, mediave, institucioneve qeveritare dhe grupeve tjera të interesit në avancimin e mirëqenies shoqërore; dhe 3) përforcon kapacitetin e tyre institucional.

KOMPONENTI 2: Përforcimi i OSHC-ve: Përmes granteve fleksibile dhe të përshtatura si dhe ndihmës për zhvillim të kapaciteteve, projekti do të përkrah OSHC-të si dhe “think tanks”, të cilët do të punojnë në fushat prioritare në vijim: qeverisje të mirë, përmirësim i shërbimeve publike, sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut, rritje ekomomike, ambient i favorshëm për të bërë biznes, si dhe monitorim dhe mbikëqyrje të institucioneve publike.

KOMPONENTI 3: Përforcimi i pjesëmarrjes rinore: Projekti do të organizojë një program njëvjeçar të titulluar “LEAD” (Linking, Engagement, Advocacy, Development) i cili do të pajis 80 të rinj të motivuar me aftësi, njohuri dhe rrjeta cilat do tu mundësojnë të bëhen udhëheqës në avancimin e interesit publik në nivel të komunitetit, rajonit si dhe në nivel kombëtar. Projekti do të çiftojë çdo bursist të LEAD MK programit me mentor dhe do të sigurojë mbështetje organizative për zbatimin e LEAD MK projekteve të bursistëve. Çdo vit, projekti do të organizojnë Çmimin Vjetor për Pjesëmarrje rinore, për të promovuar pjesëmarrjen qytetare dhe të vlerësohen të rinjtë e suksesshëm, OSHC-të dhe grupet tjera të cilat inkuadrohen në promovimin e mirëqenies të komunitetit të tyre.                                                                                                                                                                                       

KOMPONENTI 4: Përforcimi i aktivizmit rinor: Përmes granteve dhe zhvillimit të kapaciteteve, projekti do ti përkrahë OSHC-të rinore si dhe grupet rinore të pa-regjistruara të cilat 1) fokusohen në edukimin e djemve dhe vajzave të reja rreth të drejtave të tyre si dhe rreth mundësive për pjesëmarrje në jetën publike; 2) promovojnë rininë të bashkëpunojë me institucionet publike qeveritare të nivelit qendror dhe lokal në çështjet të cilat ndikojnë rininë e Maqedonisë ose komunitetin më të gjërë; dhe 3) ofrojnë mundësi për të rinjtë që të kontribuojnë për komunitetin dhe shoqërinë, si dhe të fokusohen në çështje prioritare politike, ekonomike, kulturore ose shoqërore të cilat mund të ndikojnë në jetën e tyre.

REZULTATET KYÇE TË PRITURA

Përforcimi i aleancave të organizatave të shoqërisë civileComponent A: Strengthen:

  • Deri më 5 aleanca të OSHC të cilat promovojnë avancime në fushat kyçe të cilat janë në suaza të interesave prioritare të qytetarëve;
  • Së paku 15 aleanca të organizatave të shoqërisë civile ndërmarrin veprime strategjike në suaza të fushave të tyre të veprimit;
  • Zgjerimi i aleancave të organizatave të shoqërisë civile me inkuadrimin e organizatave tjera të shoqërisë civile, think-tank, media, sektori privat, institucionet akademike si dhe palët e interesit;
  • Mekanizma dhe praktika të vendosura për gjenerim të aktivizmit qytetar dhe përkrahje gjithëpërfshirëse e iniciativave dhe aleancave të OSHC-ve; dhe
  • Ndryshim organizativ i cili shpien drejt mirëmbajtjes së qëndrueshmërisë së aleancave.

Përforcimi i organizatave të shoqërisë civile:

  • Deri më 17 organizata të shoqërisë civile të përkrahura të udhëheqin pjesëmarrje qytetare në fushat e tyre të veprimit;
  • Organizata të shoqërisë civile të mbështetura të përdorin mjete për menaxhim me informata për regjistrim dhe komunikim me numër të zgjeruar të konstituentëve, si dhe me partnerët dhe donatorët nga Maqedonia dhe nga jashtë;
  • Afër 51 intervenime për mobilizim të qytetarëve të cilat kontribuojnë drejt kërkesave për përkrahjen dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në iniciativat për avokim nga ana e organizatave të shoqërisë civile.

Përforcimi i pjesëmarrjes rinore

  • Programit njëvjeçar i shumëllojshëm dhe i adaptuar për zhvillimin e shkathtësive udhëheqëse të 80 të rinjve të zgjedhur në proces konkurrues;
  • Së paku 80 projekte të vogla të zbatuara nga të rinjtë në suaza të komunitetit të tyre, ose në nivel rajonal apo kombëtar;
  • Çmimi Vjetor për Pjesëmarrje rinore i ndarë për eksperiencat e suksesshme dhe praktikat më të mira për aktivizëm rinor individual si dhe aktivizëm rinor nga ana e organizatave të shoqërisë civile në Maqedoni.

Përforcimi i aktivizmit rinor

  • 30 organizata qytetare rinore janë të pajisura me shkathtësi dhe mbështetje të nevojshme për të fuqizuar të rinjtë dhe t’ju ofrojnë mundësi që të bëhen pjesëmarrës aktiv në avancimin e tyre personal si dhe për arritje të zhvillimit në komunitetin e tyre.

­­­­­

 

Shkarkoni tekstin informativ (.pdf)

 

Të dhëna për kontakt

Kontakti në USAID: Melita Çokrevska, mcokrevska@usaid.gov
Drejtoreshë e projektit: Ana Drakiq, adrakic@ewmi.org
Personi për komunikim me audiencën: Natasha N. Stankovic, nstankovic@ewmi.org

Projekti i USAID-it për pjesëmarrje qytetare (CEP)

Rr. Vasil Glavinov 7 B, Kati 4, 1000 Shkup Maqedoni  Tel: +389 2 320 4450