Menyja
YM_web_draft_3_conf-300x78

Iniciativa Të rinjtë dhe mediat në Evropën Juglindore

Projekti "Të rinjtë dhe media" ka për qëllim ta analizojë pozitën e të rinjve dhe të mediave në 11 vende të Evropës Juglindore. Fondacioni Metamorfozis dhe Forumi arsimore rinor, aktivitet fillestar në këtë projekt e realizuan një hulumtim që kishte për qëllim t'i analizojë raportet ndërmjet të rinjve dhe mediave. Hulumti e shqyrtoi pozitën e të rinje në media, nevojat e të rinjve nga mediat, si dhe integrimin e tyre në media. Hulumti i realizua në Maqedoni, si dhe në: Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Shqipëri, Serbi, Greqi, Turqi, Bullgari dhe Greqi.

Ky hulumtim është i pari në këtë fushë që u realizua në 11 vende dhe që e paraqet gjendjen reale të të rinjve dhe mediave. Veglat që janë përdorur për mbledhjen e të dhënave për hulumtim janë: intervistat, qasja e lirë në kërkesat për informata dhe pyetësorët.

Si rezultat i hulumtimit të realizuar, do të publikohet një analizë më e detajuar për çdo vend veç e veç, si dhe një analizë krahasuese që ka për qëllim t'i mundësojë çdo vendi ta krahasojë dhe ta avancojë pozitën e të rinjve në media, perceptimin e publikut të gjerë dhe një pjesëmarrje më të fuqishme dhe paraqitje më të shpeshtë të politikave dhe të problemeve të të rinjve në hapësirën mediatike.

Projekti përfundoi me organizimin e konferencës e-Shoqëri: Të rinjtë dhe media më 7 dhe 8 shkurt 2014.