Menyja
spfm

Shërbim për verifikim të fakteve në media

Projekti i USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, të cilin në afat prej 30 muajsh e implementon fondacioni Metamorfozis, ka për qëllim t’u mundësojë qytetarëve të Maqedonisë të kërkojnë përgjegjësi nga mediumet, si dhe t’u ndihmojë gazetarëve në zbatimin e standardeve të tyre profesionale, duke siguruar vegla onlajn dhe resurse për edukim dhe ngritje të vetëdijes publike. Qëllimi i projektit për Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet është rritja e kërkesës së qytetarëve për lajme objektive dhe informata të bazuara në fakte dhe në standardet profesionale gazetareske.

Komponentën Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet do ta implementojë fondacioni për internet dhe shoqëri, Metamorfozis (www.metamorphosis.org.mk).

Rezultatet e pritura nga projekti përfshijnë:

  • Krijimin e Shërbimit për verifikimin e fakteve, i cili do të sigurojë:
    • Krijimin e një regjistri të përhershëm publik me të cilin do të dokumentohen një sërë çështjesh të rëndësishme që kanë të bëjnë me kualitetin dhe llogaridhënien e mediave në Maqedoni, nëpërmjet recensioneve profesionale të artikujve dhe analizave të publikuara në ueb-faqen mediumi.vistinomer.mk.
    • Hapësirë publike për qytetarët dhe punëtorët profesionalë mediatikë ku do të mbajnë diskutim të strukturuar publik për çështje që kanë të bëjnë me kualitetin e produkteve mediatike nëpërmjet Shërbimit si platformë onlajn.
    • Bazë për përfaqësim për llogaridhënie të mediave.
  • Rritje të kërkesës në mesin e qytetarëve për lajme dhe informata objektive të bazuara në fakte dhe në standardet profesionale gazetareske, si rezultat i përmbajtjeve të publikuara edukative për edukim publik.
  • Nivel i shtuar i vetëdijes publike për standardet e gazetarisë profesionale dhe zbatimin e mendimit kritik si mënyrë për t’iu kundërvënë devijimeve mediatike.
  • Vetëdije e shtuar e punëtorëve mediatikë për standardet profesionale që gjenden në kodet relevante, si dhe për obligimin e tyre që ta kërkojnë të vërtetën dhe të raportojnë për të, në mënyrë transparente dhe llogaridhënëse.