Menyja
1psd-1

Techsoup Balkans program për donacione softuerike

Techsoup Balkans, është program për donacione softuerike ku fondacioni Metamorfozis është organizate partnere për shtetet në vijim:

  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri

Techsoup BalkansNë programin për donacione Techsoup Balkans, ofrohet një paletë e gjerë e produkteve softuerike për organizatat jofitimprurëse dhe për bibliotekat publike, të cilat mund t’i fitoni duke paguar vetëm një taksë administrative. Për t’u furnizuar me zgjidhjet softuerike nëpërmjet kësaj platforme si dhe për të marrë donacione, së pari duhet të regjistroheni nëpërmjet këtij linku: https://www.techsoupbalkans.org/al/user/register.

Ky donacion është në dispozicion për organizatat jofitimprurëse që kanë status të Shoqatës së qytetarëve ose të fondacionit në Regjistrin e shoqatave dhe lidhjeve. Pasi ta përfundoni regjistrimin (i cili është individual), Ju lutemi plotësojeni regjistrimin edhe për organizatën Tuaj jofitimprurëse ose për bibliotekën publike në këtë link: https://www.techsoupbalkans.org/al/civicrm/profile/create?reset=1.

Vërejtje: Të gjitha fushat që janë shënuar me yll janë të obligueshme për t’u plotësuar. Gjatë plotësimit të regjistrimit në platformën Techsoup Balkans, Ju lutemi ta përdorni vetëm përkrahjen angleze (shkrimin latin) të tastaturës.
donacion