Menyja
vistinomer-sq-2017

Vërtetmatës

Vertetmates.mk, nëpërmjet një ekipi profesionistësh të lëmive përkatëse, i analizon premtimet e subjekteve politike dhe i prezanton ato në formë të përmbledhur që është e lehtë për t’u lexuar, së bashku me të dhëna statistikore sistematike. Çdo premtim i identifikuar vlerësohet sipas shkallës së realizimit: i realizuar, pjesërisht i realizuar dhe i parealizuar. Premtimet që nuk janë logjike ose janë thënë në mënyrë që nuk mundëson kontrollimin e tyre, janë shënuar si jokonsekuente.

Duke u njoftuar me premtimet dhe me argumentet e dhëna në sqarime, qytetarët edukohen se si t’i lexojnë dhe si t’i interpretojnë programet dhe platformat, si dhe vetë të ndjekin dhe të vlerësojnë se sa nga ajo që është shkruar dhe premtuar, realizohet.

Tash për tash Vertetmates.mk përmban vlerësime për premtimet e dhëna gjatë zgjedhjeve të kaluara nga partitë që e fituan pushtetin dhe kishin mundësi reale që ato premtime edhe t’i realizojnë. Vertetmatesi do të vazhdojë të funksionojë në afat të gjatë kohor dhe do ta ndjekë realizimin e premtimeve parazgjedhore të fituesve të zgjedhjeve të vitit 2011 (kushdo që të jenë), si dhe deklaratat e politikanëve që mund të klasifikohen si premtime ndërmjet zgjedhjeve.

Qëllimi kryesor i Vertetmates.mk është që t’i rrisë njohuritë e qytetarëve, mediumeve, organizatave joqeveritare, mirëpo edhe të partive dhe anëtarëve të tyre, të cilët nëpërmjet saj kanë mundësi të njoftohen edhe me një varg aspektesh të procesit politik në Maqedoni.

- See more at: http://vertetmates.mk/za-vistinomer/#sthash.D4O4F37N.dpuf