Menyja
жс

Mjedisi jetësor

Mjedisi jetësor është temë të cilës i është kushtuar vëmendje gjatë viteve të kaluara, për shkak të ndotjes së madhe, emitimit të gazrave të dëmshëm, problemit me menaxhimin e sasive të mëdha të mbeturinave dhe shumë probleme të tjera ekologjike të cilat ndikojnë mbi mjedisin jetësor, e me këtë edhe mbi kualitetin e jetës. Metamorfozis aktivitetet e tyre i ka orientuar drejt edukimit dhe lobimit për ngritjen e vetëdijes për mbeturinat elektronike që është një çështje e rëndësishme, kur bëhet fjalë për menaxhimin e mbeturinave të këtyre materialeve. Metamorfozis poashtu fokusohet edhe në të ashtuquajturën "TI e gjelbër" qëllimet e së cilës janë zvogëlimi i materialeve të dëmshme, maksimizimi i efikasitetit energjetik dhe jetëgjatësia e produktit dhe promovimi i reciklimit dhe shkatërrimit biologjik të produkteve dhe mbeturinave. Nënprogramet në kuadër të kësaj programe janë: е-Mbeturinat dhe TI e gjelbër.

Nënprogramet