Fondacioni Metamorfozis, në korniza të projektit “Mendim kritik për qytetarët me shkathtësi mediatike – KriThink” ju fton të merrni pjesë në uebinarin me temë “Si ta luftojmë gjuhën e urrejtjes në sferën online?”, i cili do të mbahet online më 15 qershor 2021 me fillim në orën 12.00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen e KriThink në Facebook.

Uebinari do të zgjasë një orë ndërsa në të do të diskutohet për gjuhën e urrejtjes në Maqedoni me theks në rrjetet sociale si dhe në mediat tradicionale dhe të internetit. Në të pritet të jepen ide sesi të luftohet ky fenomen negativ.

Në këtë bisedë do të kyçen Zërijeta Jajaga – gazetare, Sefer Tahiri – profesor universitar dhe Petrit Saraçini – hulumtues mediatik OJQ Civil, ndërsa Elida Zylbeari nga Fondacionin Metamorfozis do ta moderojë.

Gjuha e punës është gjuha shqipe.

Projekti “Mendim kritik për qytetarët me shkathtësi mediatike – KriThink” zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis në partneritet me Eurothink. Projekti është i financuar nga Bashkimi Evropian.

Ndaje: