Fondacioni Metamorfozis, në kuadër të projektit “Mendim kritik për qytetarët me shkathtësi mediatike – KriThink” ju fton të merrni pjesë në uebinarin kushtuar temës “Të rinjtë dhe edukimi mediatik”, i cili do të mbahet online, më 17 qershor 2021, me fillim në orën 14.00, dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen e KriThink në Facebook.

Uebinari do të zgjasë një orë dhe ka për qëllim të prezantojë ide për tejkalimin e sfidave në avancimin e edukimit mediatik mes të rinjve. Në këtë bisedë do të lidhen Naser Miftari – nga shkolla e mesme “Zef Lush Marku”, Adelina Ramadani nga Asociacioni për Iniciativa Demokratike dhe Egzona Abdi nga “Multikultura”, ndërsa Qëndresa Sulejmani nga Fondacioni Metamorfozis, do ta moderojë bisedën.

Gjuha e punës është gjuha shqipe.

Projekti “Mendim kritik për qytetarët me shkathtësi mediatike – KriThink” zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis në partneritet me Eurothink. Projekti është i financuar nga Bashkimi Evropian.

Ndaje: