U mbajt Dita e Microsoft-it kushtuar sektorit të OJQ-ve në Shqipëri – “Bëhu nismëtar i ndryshimeve”

19.06.2014

Година : 2014

Fondacioni Metamorfozis dhe Zyra lokale e Microsoft për Shqipëri në bashkëpunim me Lëvizjen Mjaft!, me 18 Qershor në Hotel Tirana International, organizuan ditën kushtuar sektorit të OJQ-ve: “Bëhu nismëtar i ndryshimeve”.

Ky eveniment j’u kushtua organizatave jo-qeveritare për të prezantuar mundësitë që ofrojnë teknologjitë e informacionit dhe komunikacionit (TIK), por edhe të mësojnë më shumë për shfrytëzimin e mundësive që i ofron Microsoft nëpërmjet programit Youth Spark dhe aplikacioneve për sajber-grante (grante për softuer të licencuar falas).

Hapjen e evenimentit e bëri Bardhyl Jashari, Drejtor i Fondacionit Metamorfozis nga Maqedonia, i cili prezantoi punën që bën Fondacioni Metamorfozis në mbështetjen e OJQ-ve për rritjen e kapacitetit të tyre për shfrytëzim strategjik të TIK. Gjithashtu theksoi se mbështetja e Microsoft është e rëndësishme nga dy aspekte: 1) mundësi për OJQ-të në Shqipëri të shfrytëzojnë softuer kualitativ të gjeneratës më të re dhe 2) zvogëlimin e piraterisë.

Në fjalimin hyrës Z.Agim Bekaj, Country Manager, Microsoft Albania, inkurajoi të pranishmit që të shfrytëzojnë mundësitë që Microsofti tani i oforon edhe në Shqipëri dhe bëri një përmbledhje të shkurtër rreth mundësive dhe programeve që ofron Microsofti per OJQ-të.

Përfaqësuesi nga Fondacioni Metamorfozis, Merxhan Emini, Ueb programer, tregoi për mundësitë e shumta që mund të kenë organizatat jo-qeveritare varësisht nga profili i tyre, ku tregoi se teknologjitë mund të ndryshojnë stilin jetësor pasi ofrojnë rrugë të shkurtër, me harxhime të pakta drejt arritjes së qëllimit. Ai propozoi për OJQ-të modelin “Hulumto, Vepro dhe Ndiko”, sipas të cilit, në varësi nga misioni përkatës, këto organizata do të mund të mësonin fillimisht për mundësitë e shumta që iu ofron teknologjia, t’i shfrytëzonin ato në varësi nga natyra e misionit dhe të bëjnë matjen e ndikimit për të vërejtur reagimin nga qytetarët.

Më pas fjalën e mori menaxherja programore për arsim në Microsoft për Maqedoninë dhe Kosovën, Vlora Ademi, e cila tregoi për qëllimin e Microsoft Youth Spark-ut në ndihmesën ndaj OJQ-ve, OQ-ve dhe bizneseve në mbërritjen e potencialit të tyre të plotë, z. Ademi tregoi që organizatat që duan të aplikojnë për ndihmë dhe grante nga Microsoft dhe në fund tregoi edhe për një faqe me resurse për OJQ-të, që është Microsoft.com/NGO.

Këtë aktivitet e përmbyllën ArbenMurtaj, Account Technology strategist, Microsoft Albania dhe Ms. Elona Xhaferri, Academic Program Manager, Microsoft Albania. Z. Myrtaj foli per Cloud mundësitë që ofron Office365 nga Microsoft duke vënë theksin në produktivitetin dhe bashkëpunimin në dhe nga OJQ-të. Znj. Xhaferri informoi për mënyrat e aplikimit, të drejtën për të aplikuar dhe prezantoi udhëzime të detajuara në lidhje me procesin e aplikimit.