Në përputhje me rekomandimin për mosmbajtjen e tubimeve dhe ngjarjeve të mëdha publike nga ana e Komisionit për sëmundjeve infektive në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, me keqardhje ju informojmë se ngjarja e planifikuar “HAKATONI për të dhëna të hapura”, i cili duhej të mbahej më 13 dhe 14 mars 2020, në ambientet e Fondit për Inovacion dhe Zhvillimit Teknologjik, do të anulohet. Ngjarja anulohet për shkak të gjendjes me virusin korona (COVID – 19). Pas tërheqjes së rekomandimit nga Ministria e Shëndetësisë, ngjarja do të riorganizohet, ndërsa data e re do të shpërndahet publikisht.

Hakatoni organizohet nga Fondacioni për Internet dhe Shoqëri – Metamorfozis në bashkëpunim me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, me mbështetjen e Projektit të USAID-it për pjesëmarrje qytetare dhe Sh.A. “Telekomi i Maqedonisë”.

Ndaje: