Edhe pse mbrojtja e privatësisë suaj, mirëpo edhe siguria e punës tuaj profesionale në internet, nuk mund të jetë e qindpërdindtë, ka vegla falas të cilat mund t’i shfrytëzoni dhe hapa që mund t’i ndërmerrni. Si për shembull, kërkuesin në internet TOR, ose Orbot për celularë, enkriptimin PGP për postën elektronike, mirëpo edhe shfrytëzimin e Pidgn dhe Jitsi, për çet të enkriptuar onlajn.

DON_6209

 

DON_6217

Këto janë vetëm një pjesë e veglave me të cilat njëzet personat e parë që u paraqitën, kishin mundësi të njoftohen më trajnimin me temën “Si ta mbroni privatësinë tuaj në internet?”, të cilin Fondacioni Metamorfozis e organizoi në bashkëpunim me aktivistë që punojnë në fushën e privatësisë dhe sigurisë onlajn. Trajnimi u mbajt më 24 qershor në klubin GEM prej orës 10 të mëngjesit deri në orën 17 të pasdites.

Poashtu, pjesëmarrësit kishin mundësi të njoftohen me mënyrën me të cilën në mënyrë të sigurtë menaxhohen fjalëkalimet, mirëpo edhe për atë se si shfrytëzohet në mënyrë të drejtë softueri për antivirus për mbrojtje nga llojet e ndryshme të softuerit keqdashës (malicious software).

DON_6207

Të gjithë të pranishmit kishin mundësi të kuptojnë se cilat janë rreziqet kryesore për sigurinë në internet, si mund të parandalojnë që të depërtohet pa leje në profilin e tyre ose në postën elektronike, si ta fshehin lokacionin e kompjuterit dhe të ngjashme.

Në një kohë kur pjesa më e madhe e komunikimit zhvillohet në mënyrë digjitale, që përfshin edhe lënien e një numri të madh të të dhënave në rrjetin global, të cilat mund të jenë cak i ndonjë sulmi, është e nevojshme që sa më shumë njerëz të njihen me rreziqet dhe me veglat për mbrojtje dhe siguri në internet.

DON_6218

Për shkak se praktika tregoi se cak i ndjekjes së komunikimeve elektronike mund të jenë të gjithë qytetarët e Maqedonisë, duke i përfshirë edhe organizatat qytetare, trajnimi i këtillë i përgjigjet nevojës për t’i zvogëluar rreziqet nga një gjë e tillë.

DON_6237

Si një vegël shume e rëndësishme, gjatë trajnimit u promovua edhe versioni maqedonas i “Security in a box“, udhëzuesit për siguri digjitale për aktivistë dhe mbrojtës së të drejtave të njeriut nëpër botë. Ky udhëzues sqaron se cilat janë dhe si shfrytëzohen veglat më të rëndësishme për siguri në internet.

Më tepër fotografi nga trajnimi në temën “Si ta mbroni privatësinë tuaj në internet?” mund të gjeni në këtë link.

Ndaje: