Fondacioni Metamorfozis në kuadër të projektit “Rrjeti i organizatave qytetare për pjesëmarrje efikase aktive“, i cili realizohet në partneritet me Qendrën maqedonase për arsim evropian (QMAE), me përkrahje financiare të Bashkimit Evropian nëpërmjet programit “Përkrahje për përforcimin, qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e shoqërisë aktive qytetare”, shpall:

K O N K U R S
për përkrahjen e aksioneve nga rrjetet e organizatave qytetare

Me anë të konkursit do të ofrohet përkrahje për projektet lokale nga rrjetete e organizatave qytetare duke ndarë 6 grante të vogla në vlerë prej 1500-2500 еuro me qëllim të përfshirjes aktive të qytetarëve në punën e vetëqeverisjes lokale në Shkup, Tetovë, Dibër, Veles, Shtip dhe Strumicë.

Grantet do t’u ndahen organizatave qytetare рtë regjistruara në RM sipas Ligjit për shoqatat e qytetarëve dhe fondacionet, të cilat paraqesin rrjete lokale të përbëra prej së paku 5 organizatash. Qëllimi i granteve është përkrahja për zbatimin e iniciativave lokale që kanë për qëllim zgjidhjen e problemeve konkrete në komunitet duke i shfrytëzuar teknologjitë e reja për pjesëmarrje aktive qytetare, nëpërmjet lidhjes dhe ndikimit të njësive të vetëqeverisjes lokale, organeve të tjera qeveriatre dhe palëve të interesuara. Gjashtë rrjetet do të kyçen në programin për ngritjen e kapacitetit që përfshin trajnime dhe mentorim që të munden së bashku në mënyrë më kualitative të kontribuojnë për zhvillimin e transparencës dhe llogaridhënies në nivel lokal dhe nacional.

Përshkrimin e plotë të thirrjes, si dhe formularin për aplikim mund t’i gjeni në linket e mëposhtme:

Afati i fundit për aplikim: 19 janar 2015

Në qoftë se keni pyetje ose nëse ju nevojiten informata plotësuese për konkursin, dërgoni e-mail deri te Elena Ignatova në: elena@metamorphosis.org.mk.

Ndaje: