Në kuadër të Projektit të USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare, Fondacioni Metamorfozis shpall thirrje për oferta për të angazhuar një ekspert për Indeksin e Hapjes për të përmbledhur rezultatet dhe për të përgatitur Vlerësim të qeverisjes së mirë në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon përmes Indeksit të Hapjes – Kuvendi dhe pushteti ekzekutiv për vitin 2022.

I ftojmë të gjithë të interesuarit që i plotësojnë kërkesat e përcaktuara në thirrje të aplikojnë online, në e-mailin e shënuar në vetë thirrjen.

Mënyra e aplikimit: duke dërguar një biografi të shkurtër (CV) dhe një ofertë financiare të plotësuar, të nënshkruar, të cilat do të dërgohen në e-mailinmarijana@metamorphosis.org.mk, jo më vonë se 15.4.2022, në orën 16:00.

Formulari i dorëzimit të ofertës financiare dhe të gjitha detajet gjenden në linket e mëposhtme: Openness Index Expert call dhe ATTACHMENT 1 – financial offer.

Thirrja është hapur nga sot, 1.4.2022 deri më 15.4.2022, në orën 16:00 . Aplikacionet që mbërrijnë pas afatit nuk do të merren parasysh.

* fotografia është publikuar nën licencën Creative Commons

Fondacioni Metamorfozis e rezervon të drejtën të kontaktojë vetëm ofertat e përzgjedhura. Me dorëzimin e biografisë suja të shkurtër (CV-së), ju pranoni që të dhënat tuaja personale të përpunohen dhe të ruhen për qëllimet e Projektit të USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare, me qëllim të zbatimit të aktiviteteve në kuadër të projektit.

Ndaje: