Ndikimi i dezinformimit në lidhje me 5G gjatë krizës së KOVID-19

Jetojmë në një kohë të përparimeve të papara teknologjike, inovacioneve dhe zbulimeve shkencore, veçanërisht në teknologjitë e informacionit dhe të komunikimit (TIK), ku mund të veçohet implementimi dhe përdorimi i rrjetit 5G në të gjithë botën.

Mu në kohën e zbatimit të 5G në të gjithë botën, sepse kjo u përputh me përhapjen e virusit COVID-19 dhe shpërthimin e pandemisë, teoricienët e konspiracionit ishin në gjendje ta lidhnin këtë virus (ndër të tjera) me 5G. Fakti është se shpërthimi i pandemisë e ka zhvendosur botën në një rrugë pa krye, duke ndërprerë shumë procese, vendosje të karantinës, krizë dhe, mbi të gjitha, humbje të mëdha njerëzore. Dhe si rezultat i gjithë kësaj, disi u përforcua dhe u përshpejtua përhapja e dezinformatave për 5G në të gjithë botën, përmes portaleve të ndryshme, rrjeteve sociale dhe mediave të ndryshme në lidhje me rrezikun dhe dëmin që shkakton 5G, për lidhshmërinë e 5G me virusin COVID-19. Pa dyshim, propaganda kundër 5G filloi me qëllime të mbrapshta ndaj vendeve të caktuara dhe institucioneve shkencore, të nxitura nga interesa politiko-ekonomike-psikologjike dhe interesa të thella të biznesit. Qëllimi i dezinformimit ishte – përhapja e panikut, frikës dhe frenimi i disa proceseve të avancuara të TIK-ut, gjegjësisht shkaktimi i teknofobisë. E me kalimin e kohës, shihet se dezinformimi rreth 5G është përhapur me një prapavijë më të thellë – për të ngadalësuar zhvillimin teknologjik të kompanive të caktuara që dolën të parat me shpikjet e 5G dhe zbatimin e rrjetit 5G, dhe si rezultat i luftës ekonomike midis Lindjes dhe Perëndimit mbi interesat e biznesit dhe dominimin në tregun e 5G (gjegjësisht luftë në zhvillimin e TIK-ut).

Sot, shumica e njerëzve duken të aftë të besojnë në storje, dezinformata dhe lajme të rreme, të cilat u fusin frikë, tmerr dhe gënjeshtra, dhe nuk duan aspak të dinë të vërtetën dhe gjërat e dëshmuara. Çuditërisht, nga njëra anë kemi arritje të larta njerëzore, përparime teknike me aftësi të udhëtimit në hapësirë, misione të papara të anijeve kozmike në planete të tjera, e nga ana tjetër, ka njerëz që ende besojnë në “tokën e sheshtë”, në dezinformata në lidhje me “menaxhimin e trurit” me ndihmën e rrjeteve 5G, etj.

Që në muajt e parë të përhapjes së pandemisë, filloi ndikimi dhe përhapja e fortë e dezinformatave në lidhje me 5G. Duke u nisur nga fakti që karantina është pikërisht arsyeja për vendosjen “fshehurazi” të stacioneve bazë të 5G, u bënë thirrje për gurëzimin e stacioneve bazë të 5G, sepse ato e “shkaktuakan virusin KOVID-19” dhe dezinformata të ngjashme. Kjo histeri e paparë e shkaktuar jo vetëm nga dezinformatat në lidhje me rrjetet 5G, por edhe nga dezinformatat e tjera dhe lajmet e rreme gjatë krizës së KOVID-19, shkaktoi një panik të vërtetë, duke futur frikë të paparë në një pjesë të madhe të popullsisë, veçanërisht te ata që ishin më pak të ditur në shkencë. Ngadalë po vërehej – sa shumë ka nevojë që shkencëtarët, profesorët, studentët dhe të gjithë ata që dinë – të dalin me guxim dhe t’i shprehin pikëpamjet e tyre publikisht. Mbi të gjitha – të gjithë kemi një detyrë të shenjtë ta paraqesim atë që e dimë me të vërtetë dhe atë që është e verifikuar. Kjo është e nevojshme, sepse bota ka ardhur në një përçarje, në një pikë kritike, të mbuluar me gënjeshtra.

Fakt është se dezinformatat dhe videot konspirative, nga “ekspertët” e vetëshpallur (të cilët u bënë ekspertë në fushën e 5G duke parë video 2 minutëshe) mund të shkaktojnë dëme të papara, por në të njëjtën kohë mund të mposhten me lehtësi duke i zbardhur gjërat dhe duke u kthyer në parimet themelore të fizikës dhe provat eksperimentale. Këta “ekspertë”, në dezinformata përdorin parametra të pjesshëm për të vlerësuar dëmin e 5G, me gjëra të nxjerra jashtë kontekstit, me shembuj që nuk mund të quhen eksperimente (sepse nuk janë të përsëritura) dhe “matje” të tjera të dyshimta. Më i zakonshmi ishte fakti që 5G rrezaton në frekuenca të larta. Mirëpo nuk u përmend asnjë parametër i vlefshëm se sa të larta janë frekuencat. Pavarësisht se sa të larta janë – spektri në të cilin rrezaton rrjeti 5G dhe teknologjitë aktuale është një spektër që i përket rrezatimit jo-jonizues (nën 300 GHz), dhe këto frekuenca janë shumë larg rrezatimit të dëmshëm jonizues dhe radioaktiv. Dhe mbi të gjitha, nëse e shikojmë vetëm parametrin e frekuencës (pa e shikuar forcën e fushës elektrike ose nivelin e fuqisë që rrezaton), atëherë të gjithë nuk do të ekzistonim që moti, sepse frekuenca e dritës së dukshme (atë që e shohim) është nga 400THz deri në 790THz*. Sipas ICNIRP në udhëzimet e dhëna në Shtojcën A [1], parametrat përkatës të matshëm janë ndarë qartë dhe në të njëjtin dokument përcaktohen kufijtë brenda të cilëve duhet të lëvizin këto parametra në mënyrë që të mos ketë efekte anësore nga rrezatimi i ndonjë teknologjie (për Maqedoninë shih [2]). Sipas [1] dhe në përputhje me artikujt tjerë shkencorë – rrezatimi 5G është brenda kufijve të lejuar dhe ende nuk ka prova përkatëse se është ndryshe. Më në fund, a janë të interesuara kompanitë e telekomunikacionit të shesin pajisje celulare të dëmshme dhe të rrezikshme?

Aq më tepër, mund të thuhet se disa nga zgjidhjet për t’u përballë me dezinformatat (jo vetëm të llojit 5G, por në përgjithësi) janë këto: shqyrtimi i rëndësisë së burimit nga i cili lexohet, si dhe ndjekja e hulumtimeve më të fundit të verifikuara dhe i punimeve shkencore të publikuara; ekzistenca e një filtri në rrjetet sociale, faqet e internetit, kanalet video për zbulimin dhe heqjen e dezinformatave dhe lajmeve të rreme (për shembull: ekzistenca e grumbulluesve të lajmeve të rreme dhe dezinformatave); prania më e madhe e njerëzve të arsimuar, profesorëve, shkencëtarëve dhe mjekëve të cilët do të informonin për hulumtimet relevante, rezultatet eksperimentale dhe arritjet, si dhe institucionet arsimore t’i kushtojnë vëmendje të madhe përdorimit të burimeve relevante të informacionit dhe rezultateve të provuara eksperimentale.

Për fund, çdo teknologji e përparuar është si magji – ne mund ta përdorim atë për të lënduar dikë, për ta dëmtuar atë, por gjithashtu mund ta përdorim edhe për të mirë, për të qeshur dhe për të komunikuar gjëra të bukura – kjo varet nga ne. E vetmja rrugëdalje është e vërteta. Vetëm ky është terreni më i qëndrueshëm mbi të cilin mund të mbështetemi dhe të hapërojmë drejt prosperitetit dhe mirëqenies së përgjithshme.

*Për krahasim, 1 GHz është 1000000000 Hz, dhe 1 THz është 1000000000000 Hz.

[1] https://www.icnirp.org/cms/upload/publications/ICNIRPrfgdl2020.pdf

[2]http://aek.mk/wp-content/uploads/2019/12/ИЗВЕШТАЈ-ОД-МЕРЕЊЕ-НА-НЕЈОНИЗИРАЧКО-ЗРАЧЕЊЕ-AEK-5G-NR.pdf

Ndaje:


                  
meta tim sliki-02.jpg

Ndikimi

i

dezinformimit

lidhje

me

5G

gjatë

krizës

KOVID-19

Tekste të tjera në blog

Forumi i Qeverisjes së Internetit në Japoni bën thirrje për përpjekje të përbashkëta në ndërtimin e një interneti që i fuqizon të gjithë njerëzit

02.12.2023

Koment në Forumin e Qeverisjes së Internetit në Kioto nga Bardhyl Jashari, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis Forumi i Qeverisjes së Internetit (IGF) është një nga platformat më të rëndësishme kur bëhet fjalë për politikat e internetit. Ai shërben si një forum vjetor që mbahet nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara duke u mundësuar palëve […]

SI TË (MBI)JETOJMË NË NJË SHOQËRI TË PËRMBYTUR NGA URREJTJA NË INTERNET?

14.11.2023

Fotoja nga Freepik Një nga sfidat më të mëdha kur ne si aktivistë/e kuir (“queer”) përpiqemi të rrisim ndërgjegjësimin publik dhe vullnetin institucional për jetën tonë të përditshme është të qëndrojmë të qetë, të arsyeshëm dhe të sigurt përballë përhapjes së madhe të gjuhës së urrejtjes ndaj nesh dhe komuniteteve tona. Periudhën e kaluar, si […]

RMV, nuk sanksionohet gjuha e urrejtes në internet, posaçërisht ndaj grave – PORTALB

13.11.2023

Gjuha e urrejtjes në internet në RMV. Foto ilustrim nga Fisnik Xhelili/Portalb.mk (fotoja në prapavi nga Kb group në Canva) Në Maqedoninë e Veriut gjatë viteve të fundit janë shpeshtuar rastet e gjuhës së urrejtjes në internet. Të dhënat tregojnë se më të prekura nga ky problem janë gratë, kryesisht fytyra publike por jo vetëm, […]

Balancimi midis Lirisë së të shprehurit dhe Gjuhës së urrejtjes

10.11.2023

Liria e shprehjes është një bazë themelore e një shoqërie demokratike. Paaftësia e shtetit për të kufizuar këtë të drejtë, pa një ” arsye të justifikueshme “, është një tregues i nivelit të pjekurisë demokratike të një shoqërie. E drejta për lirinë e shprehjes është e garantuar nga një seri aktesh ligjore ndërkombëtare, të cilat […]

RMV, inteligjenca artificiale të parandalojë gjuhën e urrejtjes në internet, por jo ta parandalojë lirinë e fjalës

10.11.2023

Foto nga cottonbro studio / Pexels Modelet e inteligjencës artificiale (IA) po përparojnë dhe kanë mundësi të zbulojnë gjuhën e urrejtjes në internet, dhe në këtë mënyrë të ndikojnë në mënyrë parandaluese në përhapjen e saj, veçanërisht përmes rrjeteve kryesore sociale, të cilat përdoren nga shumica e qytetarëve të Maqedonisë. Megjithatë, edhe “risitë” e individëve […]

RMV, inteligjenca artificiale të parandalojë gjuhën e urrejtjes në internet, por jo ta parandalojë lirinë e fjalës – PORTALB

09.11.2023

Modelet e inteligjencës artificiale (IA) po përparojnë dhe kanë mundësi të zbulojnë gjuhën e urrejtjes në internet, dhe në këtë mënyrë të ndikojnë në mënyrë parandaluese në përhapjen e saj, veçanërisht përmes rrjeteve kryesore sociale, të cilat përdoren nga shumica e qytetarëve të Maqedonisë. Megjithatë, edhe “risitë” e individëve që përhapin gjuhën e urrejtjes po […]