Rrjetet sociale “shpërthyen” nga dezinformatat rreth vaksinave

Një shpërthim i vërtetë i dezinformatave për Kovid-19 në periudhën e kaluar ndodhi në internet, kryesisht në rrjetet sociale. Përhapja e të pavërtetave, gjysmë të vërtetave dhe manipulimeve u intensifikua veçanërisht me fillimin e vaksinimit masiv dhe përhapjen e llojit Delta të koronavirusit. Në këtë valë të katërt të pandemisë, narrativi në krijimin e imazhit të gabuar për sëmundjen e rrezikshme është kthyer kryesisht tek vaksinat. U plasuan pretendime paushalle dhe të pasakta se vaksinat janë të paprovuara, joefektive, të dëmshme për shëndetin e njeriut, e gjithë kjo në mënyrë që të dëmtohet procesi i imunizimit dhe të ndryshojnë mendje njerëzit që duan të vaksinohen. Muajt e fundit “Vërtetmatës”-i demaskoi qindra postime të tilla

Në përhapjen e dezinformatave udhëhiqnin disa profileFacebook me postime të vazhdueshme në këtë temë, të cilat ishin mjaft virale. Personat e njëjtë ishin më të zhurmshmit edhe në protestat kundër vaksinave që u mbajtën muajin e kaluar.

 

SHPËTIMI ËSHTË TE VAKSINIMI

Postime të këtilla, duke cituar deklarata të nxjerra nga konteksti, studime që nuk kanë bazë shkencore, përhapin të pavërteta kundër vaksinimit ndaj koronavirusit në publik. Në këtë kuptim pretendohet se vaksinimi masiv nuk është shpëtim nga virusi, se vaksinat janë plot toksina, se përmbajnë oksid grafeni, proteinë spajk dhe luciferazë, se kanë mikroçipe dhe veprim magnetizues, se ato nuk janë testuar dhe nuk dihet se çfarë efektesh anësore mund të shkaktojnë në afat të gjatë.

Mirëpo, pavarësisht pretendimeve të tilla, ka dëshmi të reja për çdo ditë se shpëtimi nga kjo sëmundje e rrezikshme është te vaksinimi, se njerëzit e vaksinuar fitojnë imunitet dhe nëse infektohen ata kanë simptoma shumë më të lehta. Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse, njerëzit e pavaksinuar janë aktualisht shqetësimi më i madh. Ata që morën dy doza dhe që u infektuan me Kovid-19 janë shumë më të rrallë , sesa infeksionet në mesin e atyre që nuk janë të vaksinuar. Në fakt, edhe analizat më të fundit epidemiologjike të Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se vdekshmëria më e lartë në mesin e pacientëve me Kovid në vend ishte në qytetet ku ka përqindje më të ulët të popullsisë së vaksinuar.

Vërtetmatësi në disa raste shkroi se nuk ka asnjë dëshmi shkencore se vaksinat përmbajnë oksid grafeni. Ndërsa shërbimet e huaja për verifikimin e fakteve si ato të Reutersdhe të Associated Press, raportuan se në asnjë vaksinë të administruar kundër Kovidit nuk gjendet enzima luciferaza. Edhe në ueb-faqen zyrtare të vaksinimit në vend, ku janë shënuar përbërësit e të gjitha vaksinave që administrohen në Maqedoninë e Veriut, nuk përmenden askund as oksidi i grafenit dhe as luciferaza.

Në lidhje me pretendimet për lidhjen midis proteinës spajk dhe vaksinave, një numër burimesh mjekësore sugjerojnë se proteina spajk në vaksinë nuk është e njëjtë si ajo e koronavirusit. Për më tepër, ajo që është në vaksinë është në sasi shumë të vogla, dhe trupi e largon atë pa pasoja pasi të krijohet reagimi imunitar. Në postimet e këtillla është keqinterpretuar qëllimisht një studim shkencor. Por, sipas bashkautorit të studimit, prania e sasive të vogla të proteinave spajk nuk do të thotë që vaksinat e mRNA kanë potencial të shkaktojnë dëm serioz. Edhe profesori në Fakultetin e Mjekësisë, doktor Dragan Danillovski për “Vërtetmatësin ” deklaroi se proteina spajk që prodhohet pas vaksinës nuk është e njëjtë si ajo e koronavirusit.

Deri tani disa herë janë demaskuar edhe informacionet se vaksinat kundër Kovid-19 përmbajnë ndonjë çip. Fakti është se vaksinat nuk përmbajnë mikroçipe. E gjithë drama me mikroçipa të supozuar, përmes të cilëve, gjoja, do të monitorohet popullata, nuk ka asnjë lidhje me realitetin. Në fakt, kompania amerikane “ApiJect”, po konsideron një “mikroçip opsional”, por ai do të ishte në etiketën e shiringës dhe nuk do të injektohej gjatë imunizimit. Siç tashmë kemi shkruar, ky mikroçip është dedikuar vetëm për SHBA-të, e jo për Maqedoninë e Veriut. Kjo teknologji është plotësisht opsionale dhe qeveria amerikane ende nuk ka vendosur nëse dëshiron ta përdorë atë apo jo. Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se vaksinat e asnjë prodhuesi nuk përmbajnë metale. Doza e vaksinës është më pak se një mililitër dhe nuk është vëllim i mjaftueshëm në të cilin mund të futet një mikroçip, madje edhe nëse dikush dëshiron ta bëjë këtë.

Përveç kësaj, vaksinat kundër Kovid-19 nuk përmbajnë fetuse të abortuara, e as veshkë të majmunëve apo embrione të pulës. E poashtu nuk është i saktë as pretendimi se vaksinat kundër Kovid-19 e ndryshojnë ADN-në tuaj.

 

TEORIT E KONSPIRACIONIT

Të pashmangshme ishin edhe teoritë e konspiracionit për pronarin e “Microsoft”-it, Bill Gates, i cili gjoja ka një plan për shpopullim përmes vaksinimit masiv të popullsisë në të gjithë botën! Me këtë rast bëhen insinuata se ai “pret 700,000 viktima si rezultat i vaksinimit”. Edhe dezinformatat e këtilla gjithashtu u demaskuan.

Multi-miliarderi që investon në zhvillimin dhe prodhimin e vaksinave kundër koronavirusit, nuk ka deklaruar kurrë një gjë të tillë. Në një intervistë për “CNBC” të datës 9 prill të vitit të kaluar, ai i konfirmoi përpjekjet për të gjetur një vaksinë të sigurt që do të jetë efikase edhe për të moshuarit, pa efekte anësore dhe vetëm në mënyrë hipotetike thekson se nëse do të kishte efekte anësore në një në 10.000 njerëz, kjo mund të prekte potencialisht 700.000 njerëz. Kurrë nuk ka thënë se efektet anësore do të jenë fatale, siç pretendohet në postimet që përhapenFacebook, dhe që e nxisin fushatën kundër vaksinave dhe kanë ndikim negativ në procesin e vaksinimit.

 

KUNDËRSHTUESIT E VAKSINIMIT DHE “PANDEMIA E RREME”

Paralelisht me dezinformatat rreth vaksinave në rrjetet sociale, vazhduan të përhapen të pavërtetat e njohura se pandemia është e rreme, maskat nuk mbrojnë, kurse testet PCR nuk e detektojnë koronavirusin, për të cilën gjë u fol edhe në protestën kundër vaksinave në Shkup.

Por, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), kurrë nuk i kanë problematizuar testet PCR. Përkundrazi, qëndrimi është se testi PCR e zbulon me saktësi praninë e koronavirusit.

OBSH-ja është decide edhe se mbajtja e maskës është një masë kryesore për të parandaluar transmetimin e Kovid-19, si dhe për të shpëtuar jetë. Maskat, siç thonë ata, duhet të përdoren në një qasje gjithëpërfshirëse, me distancë fizike, duke i shmangur turmat dhe qëndrimin në hapësirë të mbyllur, ajrosje të mirë, larje të shpeshtë të duarve.

E se Kovid-19 nuk është asnjë mashtrim tregojnë edhe statistikat. Deri në momentin e shkrimit të këtij teksti, në botë nga ky virus që nga fillimi i pandemisë janë infektuar gati 220 milionë njerëz, kurse mbi 4.5 milionë vdiqën. Në Maqedoni deri më tani (gjendje m datën 07.09.2021) ka 6.129 të vdekur, ndërsa numri i të diagnostikuarve me Kovid që nga fillimi i pandemisë është 180.919.

Teksti është marrë nga Vërtetmatësi.

Ndaje:


                  
meta tim sliki-02.jpg

Rrjetet

sociale

"shpërthyen"

nga

dezinformatat

rreth

vaksinave

Tekste të tjera në blog

Forumi i Qeverisjes së Internetit në Japoni bën thirrje për përpjekje të përbashkëta në ndërtimin e një interneti që i fuqizon të gjithë njerëzit

02.12.2023

Koment në Forumin e Qeverisjes së Internetit në Kioto nga Bardhyl Jashari, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis Forumi i Qeverisjes së Internetit (IGF) është një nga platformat më të rëndësishme kur bëhet fjalë për politikat e internetit. Ai shërben si një forum vjetor që mbahet nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara duke u mundësuar palëve […]

SI TË (MBI)JETOJMË NË NJË SHOQËRI TË PËRMBYTUR NGA URREJTJA NË INTERNET?

14.11.2023

Fotoja nga Freepik Një nga sfidat më të mëdha kur ne si aktivistë/e kuir (“queer”) përpiqemi të rrisim ndërgjegjësimin publik dhe vullnetin institucional për jetën tonë të përditshme është të qëndrojmë të qetë, të arsyeshëm dhe të sigurt përballë përhapjes së madhe të gjuhës së urrejtjes ndaj nesh dhe komuniteteve tona. Periudhën e kaluar, si […]

RMV, nuk sanksionohet gjuha e urrejtes në internet, posaçërisht ndaj grave – PORTALB

13.11.2023

Gjuha e urrejtjes në internet në RMV. Foto ilustrim nga Fisnik Xhelili/Portalb.mk (fotoja në prapavi nga Kb group në Canva) Në Maqedoninë e Veriut gjatë viteve të fundit janë shpeshtuar rastet e gjuhës së urrejtjes në internet. Të dhënat tregojnë se më të prekura nga ky problem janë gratë, kryesisht fytyra publike por jo vetëm, […]

Balancimi midis Lirisë së të shprehurit dhe Gjuhës së urrejtjes

10.11.2023

Liria e shprehjes është një bazë themelore e një shoqërie demokratike. Paaftësia e shtetit për të kufizuar këtë të drejtë, pa një ” arsye të justifikueshme “, është një tregues i nivelit të pjekurisë demokratike të një shoqërie. E drejta për lirinë e shprehjes është e garantuar nga një seri aktesh ligjore ndërkombëtare, të cilat […]

RMV, inteligjenca artificiale të parandalojë gjuhën e urrejtjes në internet, por jo ta parandalojë lirinë e fjalës

10.11.2023

Foto nga cottonbro studio / Pexels Modelet e inteligjencës artificiale (IA) po përparojnë dhe kanë mundësi të zbulojnë gjuhën e urrejtjes në internet, dhe në këtë mënyrë të ndikojnë në mënyrë parandaluese në përhapjen e saj, veçanërisht përmes rrjeteve kryesore sociale, të cilat përdoren nga shumica e qytetarëve të Maqedonisë. Megjithatë, edhe “risitë” e individëve […]

RMV, inteligjenca artificiale të parandalojë gjuhën e urrejtjes në internet, por jo ta parandalojë lirinë e fjalës – PORTALB

09.11.2023

Modelet e inteligjencës artificiale (IA) po përparojnë dhe kanë mundësi të zbulojnë gjuhën e urrejtjes në internet, dhe në këtë mënyrë të ndikojnë në mënyrë parandaluese në përhapjen e saj, veçanërisht përmes rrjeteve kryesore sociale, të cilat përdoren nga shumica e qytetarëve të Maqedonisë. Megjithatë, edhe “risitë” e individëve që përhapin gjuhën e urrejtjes po […]