Udhëzues – Përfshirja taktike e të dhënave

Fondacioni Metamorfozis i është përkushtuar forcimit të rolit të sektorit civil në përmirësimin e transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve në nivel qendror dhe lokal. Aktivitetet që i realizon Fondacioni Metamorfozis synojnë krijimin e një mjedisi në të cilin zëri i qytetarëve do të ketë ndikim dhe do të kontribuojë për zgjidhjen e problemeve, duke siguruar informata dhe mjete për mjetet për kërkimin e përgjegjësisë për përmirësimin e besimit të qytetarëve ndaj institucioneve.

Në kuadër të Projektit të USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare, përmes mbështetjes teknike, trajnimeve, ngjarjeve për ngritjen e vetëdijes dhe bashkëpunimit me organizatat lokale të shoqërisë civile, Metamorfozis angazhohet për një qytet të hapur dhe promovimin e të dhënave të hapura.

Promovimi i iniciativës “Qyteti i hapur” është me rëndësi thelbësore për përpjekjet për të rritur transparencën në qeverisjen lokale. Rritja e disponueshmërisë së të dhënave të vetëqeverisjes lokale çon në qytetarë dhe shoqëri civile më të informuar, dhe rrjedhimisht edhe me përgjegjësi më të madhe. Krijimi i shprehisë së pushteteve lokale për të shkëmbyer të dhëna, gjithashtu, ndihmon në ndryshimin e mendësisë së nëpunësve publikë drejt një përfshirje më të madhe të publikut. Qytetet sot përballen gjithashtu me një sfidë tjetër kritike kur bëhet fjalë për përmbushjen e potencialit të të dhënave të hapura: ai shkon përtej thjesht ofrimit të qasjes në të dhëna për të lehtësuar në mënyrë aktive përdorimin e të dhënave nga palët e interesuara në mënyra që do të kenë ndikim në komunitet.

Fondacioni Metamorfozis, në bashkëpunim me ekspertë të qyteteve të hapura, e përktheu dhe e lokalizoi Udhëzuesin për qytete të hapura.

Udhëzuesi taktik për qytete të hapura është krijuar për të ndihmuar të punësuarit në komuna që të katalizojnë përdorimin e të dhënave të hapura për të adresuar në mënyrë kuptimplote problemet lokale dhe për të përfshirë qytetarët në proceset vendimmarrëse.

Strategjia për Transparencë e Qeverisë së RMV-së, me Plan Veprimi për periudhën 2023-2026

Qeveria ka shqyrtuar dhe miratuar Strategjinë për Transparencë të Qeverisë së RMV-së, me Plan Veprimi për periudhën 2023-2026, të propozuar nga Kabineti i Zëvendëskryeministres për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska. Fushat prioritare, sipas Strategjisë, janë: avancimi i transparencës aktive, avancimi i qasjes në informata me karakter publik, avancimi i transparencës fiskale të Qeverisë […]

Analizë e E-shërbimeve në komunat në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2023

Digjitalizimi dhe teknologjitë digjitale po e ndryshojnë në mënyrë drastike mënyrën se si jetojmë, punojmë dhe komunikojmë me botën përreth nesh. Kjo është veçanërisht e vërtetë në fushën e shërbimeve publike, ku shërbimet digjitale të qeverisë (shërbimet e e-Qeverisë) i zëvendësojnë gjithnjë e më shumë shërbimet tradicionale të bazuara në letër. Tranzicioni në shërbimet e […]

Vëllimi “Manipulimi i diskursit publik: dezinformimi dhe propaganda”

Vëllimi “Manipulimi i diskursit publik: dezinformimi dhe propaganda” është një përmbledhje e rëndësishme për këdo që dëshiron të kuptojë fushën komplekse të dezinformimit, e cila po përhapet me shpejtësi të madhe vitet e fundit. Një sërë tekstesh, artikujsh botohen në një vend, kontrollime faktesh, analiza dhe rishikime, të cilat i referohen vitit 2023. Ky botim […]