Udhëzues për TKI i Metamorfozis Nr. 8 – Si ta mbrojmë privatësinë në Facebook?

“Udhëzuesi për TKI” i tetë me radhë i fondacionit Metamorfozis ka të bëjë me gjithë shfrytëzuesit e Facebook-ut, pa marë parasysh mënyrën dhe nivelin se si e shfrytëzojnë këtë rrjet. Ai paraqet “udhëzim të shkurtër për përdorim” të të gjitha opsioneve ekzistuese për mbrojtjen e privatësisë, që është shumë e rëndësishme për ata që i ndajnë shpesh me të tjerët qëndrimet, komentet, linket…, që i shpiejnë te përmbajtjet që pëlqejnë ose të cilat i përkrahin, te fotografitë personale dhe ato të të tjerëve që janë gjetur para foto-objektivit të tyre. Edhe pse ky udhëzues, para së gjithash, do t’u ndihmojë shfrytëzuesve të Facebook-ut që t’i kuptojnë mënyrat se
si ndahen informatat e tyre me të tjerët dhe si përshtaten opsionet në mënyrë adekuate, sipas preferencave të tyre, megjithatë, përsa i përket shfrytëzimit të rrjeteve sociale, ai nuk i përjashton as skeptikët. Se a do të jetë dikush shfrytëzues i ndonjë rrjeti social apo jo, është e drejtë dhe zgjedhje personale, sepse zgjedhja bëhet për shkak të qëndrimeve personale, që duhet të bazohen në nivelin e informimit të drejtë të personit. Ky udhëzues e mundëson mu atë.

Strategjia për Transparencë e Qeverisë së RMV-së, me Plan Veprimi për periudhën 2023-2026

Qeveria ka shqyrtuar dhe miratuar Strategjinë për Transparencë të Qeverisë së RMV-së, me Plan Veprimi për periudhën 2023-2026, të propozuar nga Kabineti i Zëvendëskryeministres për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska. Fushat prioritare, sipas Strategjisë, janë: avancimi i transparencës aktive, avancimi i qasjes në informata me karakter publik, avancimi i transparencës fiskale të Qeverisë […]

Analizë e E-shërbimeve në komunat në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2023

Digjitalizimi dhe teknologjitë digjitale po e ndryshojnë në mënyrë drastike mënyrën se si jetojmë, punojmë dhe komunikojmë me botën përreth nesh. Kjo është veçanërisht e vërtetë në fushën e shërbimeve publike, ku shërbimet digjitale të qeverisë (shërbimet e e-Qeverisë) i zëvendësojnë gjithnjë e më shumë shërbimet tradicionale të bazuara në letër. Tranzicioni në shërbimet e […]

Vëllimi “Manipulimi i diskursit publik: dezinformimi dhe propaganda”

Vëllimi “Manipulimi i diskursit publik: dezinformimi dhe propaganda” është një përmbledhje e rëndësishme për këdo që dëshiron të kuptojë fushën komplekse të dezinformimit, e cila po përhapet me shpejtësi të madhe vitet e fundit. Një sërë tekstesh, artikujsh botohen në një vend, kontrollime faktesh, analiza dhe rishikime, të cilat i referohen vitit 2023. Ky botim […]