Ju ftojmë të merrni pjesë në uebinarin “Bazat e edukimit mediatik online” që do të mbahet në platformën Cisco WebEx, më 5 shkurt 2021, në orën 12:00.
Çfarë do të mësoni?
Në këtë uebinar, kryesisht përmes shembujve dhe qasjes interaktive, ju do të mësoni:
- Cilat janë konceptet themelore që lidhen me edukimin mediatik?
- Si të njihni dezinformatat dhe propagandën
- Si të analizoni në mënyrë kritike informacionin
- Si të konsumoni përmbajtje nga interneti me zgjuarsi dhe me përgjegjësi
Kush do ta udhëheqë uebinarin

Uebinarin do ta udhëheqë ANA ANDREEVA, eksperte e komunikimit me përvojë 20 vjeçare në fushat e komunikimit dhe planifikimit strategjik të integruar, zhvillimin dhe pozicionimin e markës, menaxhimin e markës, menaxhimin e fushatave dhe ngjarjeve, marrëdhëniet me publikun dhe mediat. Ajo aktualisht është Koordinatore për komunikim në Fondacionin Shoqëri e Hapur – Maqedoni dhe është përgjegjëse për zhvillimin dhe zbatimin e strategjisë së komunikimit të Fondacionit, zhvillimin dhe zbatimin e fushatave, krijimin e përmbajtjeve për kanalet e komunikimit të FSHHM dhe për marrëdhëniet me publikun dhe mediat.
Për kë është dedikuar ky uebinar?
Studentët, nxënësit e shkollave të mesme dhe të gjithë ata që duan të marrin njohuri dhe aftësi themelore që do t’ju duhen në jetën e përditshme kur konsumojnë përmbajtje të ndryshme, veçanërisht përmbajtje në internet.
Informacion i përgjithshëm
Për informacione në lidhje me uebinarin ndiqni linkun.
Gjuha e punës së uebinarit është maqedonishtja.