ОТВОРЕНИ РАБОТНИ ПОЗИЦИИ

  • Fondacioni Metamorfozis shpall thirrjen për angazhim të gazetarëve në redaksinë e “Vërtetmatësit”

  • Огласот е отворен до: 0000-00-00

Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis” shpall thirrjen për angazhim të gazetarëve
në redaksinë e “Vërtetmatësit” në gjuhën shqipe. Gazetarët në këtë redaksi merren me
verifikimin e fakteve (fact-checking) të përmbajtjeve mediatike, atyre në rrjetet sociale sidhe të
premtimeve të politikanëve. Qëllimi kryesorë i redaksisë së ‘Vërtetmatësit’ është të rritet
llogaridhënia e figurave publike ndaj qytetarëve sidhe të ngritet vetëdija e qytetarëve për
dezinformatat që qarkullojnë në internet dhe hapsirën mediatike.

Kushtet:
Të interesuarit duhet t’i përmbushin këto kushte:
– Të kenë te kryer arsimin e lartë;
Të kenë së paku 5 vite përvojë në gazetari;
Të kenë aftësi analitike dhe hulumtuese;
Të kenë aftësi digjitale;
Të flasin rrjedhshëm dhe të shkruajnë pastër gjuhën shqipe si dhe gjuhen maqedonase;

Njohja e gjuhës angleze do të kosniderohet si përparësi;
Të kenë gatishmëri për të mësuar;
Të kenë qëndrim pozitiv dhe aftësi për të punuar nën presion dhe afate të shkurtra
pune.

Përgjegjësitë:
Të ndjekë zhvillimet aktuale politike dhe sociale në Maqedoninë e Veriut dhe rajon;
Të ndjekë premtimet e politikanëve të Maqedonisë së Veriut;
Të ndjekë punën e mediave të Maqedonisë së Veriut, posaçërisht shkrimet potenciale për t’u
verifikuar;

Të ndjekë trendet dhe postimet virale në rrjetet sociale potenciale për t’u verifikuar;
Kandidatët duhet të dërgojnë biografinë e tyre (CV) të shkurtër dhe Letrën e motivimit, në
formë elektronike në adresën: konkurs@metamorphosis.org.mk më së voni deri në datë
20.08.2021.

Fondacioni “Metamorfozis” beson se duke e theksuar barazinë gjinore në ambientet e punës,
rritet në shkallë maksimale efikasiteti i projekteve, fuqizohet organizata, përmirësohen resurset
programore dhe koordinimi me partnerët e brendshëm dhe të jashtëm të organizatës.
Fondacioni “Metamorfozis” siguron respektimin e plotë të ligjeve dhe politikave nacionale që
kanë të bëjnë me gjininë dhe punën, barazinë gjinore në qasjen ndaj mundësive të trajnimit,
arsimimit, pjesëmarrjen në procesin e vendimmarrjes dhe që kontributi i grave dhe burrave të
jenë të dukshëm dhe të vlerësohen.

VULLNETERRIMI

  • Fondacioni Metamorfozis shpall thirrjen për angazhim të gazetarëve në redaksinë e “Vërtetmatësit”

Ние бараме страсни, посветени и исклучителни луѓе за да ни помогнат да го решиме најголемиот предизвик со кој се соочува нашата заедница.

BASHKOHU
ME
EKIPI