meta tim sliki-02.jpg

Bojan Blazhevski

Gazetar

Doktor i shkencave politike, në modulin “Demokracia në kushtet e globalizimit” në Institutin për Hulumtime Sociologjike dhe Politike – Juridike në Universitetin “Shën Kiril dhe Metodi” në Shkup. Magjistër në Media dhe Komunikime, gazetar i diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë “Justiniani i Parë”. Nga korriku i vitit 2011 deri në mars të vitit 2019 ka punuar si gazetar në portalin për arkitekturë, ndërtimtari dhe zhvillim urban “Bild.mk”. Në vitin 2016 ishte bursist i Bursës Ballkanik për Përsosmëri Gazetareske (Balkan Fellowship for Journalistic Excellence). Një vit më vonë, ishte bursist “Thesaurus Poloniae” i bursës të Ministrisë së Kulturës dhe Trashëgimisë Kombëtare të Republikës së Polonisë dhe Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës në Krakov. Realizoi një qëndrim doktorature në Nova Goricë dhe Lubjanë – Slloveni (2013) dhe një qëndrim postdoktoral në Krakov – Poloni (2017). Në vitin 2018, ai e mori Çmimin “Jean Monnet” për storjen më të mirë gazetareske. Që nga shkurti i vitit 2019, ai është gazetar në agjencinë e lajmeve “Meta”.

T O N Ë

E K I P I